RCCOLA

Magjia e fjalës poetike hap shtigje të reja

/ 8 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Poetesha Shefqete Gosalci, e hap portën e madhe, poezinë e cila edhe mund të jetë çelës i kësaj përmbledhje poetike, një lirikë e cila brenda saj thërret, vështron anash, ulet bisedon me një hije e cila ka mbushur shpirtin me avullin e ndjesisë që asnjëherë nuk boshatiset, është një neon që parafrazon shkëlqimin që ja jep hëna dhe yjet ka thënë Arsim Halili..

Recension i Arsim Halilit për librin “Porta të hapura” të Shefqete Gosalcit, Prishtinë 2009.

Një botë e tërë mendimesh, një botë e pashterur edhe atëherë kur kënga vështirë këndohej, ajo këndon kur mallëngjimi i fjalës merrte zjarr përmes këngës fluturon si një shqiponjë edhe në male, ku nuk e kursente as acari, as plumbi, por duket se me to ishte në armiqësi kaherë,ndaj ja thoshte këngës fuqishëm.

Në trokitjet e saj artistike gjen diçka tjetër, gjen magjinë e fjalës, jo sa për shpërthyer një emocion që bartë thellë në shpirtin e saj, kjo gjithsesi ishte evidente, por për të treguar se në shpirtin e saj krahas këngës është edhe fuqia e fjalës së vargëzuar, hyjneshë e ngjitur në front.

Koshienca ime ishte çfarë vërtet fshihet prapa asaj porte e që deri në momentin kur nuk e hap, është plotë mister. Fjala e saj është imagjinative, realiste, rebeluese në kushtrim, fjalë paqe në emocion. Posa hap një portë hyn brenda saj, vështirë se del vështirë të mos gjesh atë që është edhe artistike edhe realiste dhe gjithë kjo miniature vargjesh, flet për të bërat që arrijnë lartësinë e qiellit dhe futen në thellësinë oqeanike e kush tjetër pos luftës së shenjtë të UÇK-ës.

Poetesha Shefqete Gosalci, e hap portën e madhe, poezinë e cila edhe mund të jetë çelës i kësaj përmbledhje poetike, një lirikë e cila brenda saj thërret, vështron anash, ulet bisedon me një hije e cila ka mbushur shpirtin me avullin e ndjesisë që asnjëherë nuk boshatiset, është një neon që parafrazon shkëlqimin që ja jep hëna dhe yjet.

“Pran teje ndihem kaq plotë
Si hëna në qiellin plotë shkëlqim
Harroj në çast çdo brengë në botë
Shpërthej çdo burg e rrethim”.

E çka në të vërtet na rriti, apo çfarë në të vërtet na shpëtoi nga ajo llavë vullkanesh episodike që në trishtimin e tyre kohët mbillnin mynxyrë, kur popujt tjerë humbnin në ato mjegullnaja të kohës, ne pas çdo rënie bëheshim më të fortë, sa herë lumenjtë përziheshin ujin e tyre me gjakun tonë, ne ngriheshim dhe na jepte force, këtë simbol qëndrese me mprehtësi poetike, autorja më së miri e shfaq në poezinë “Rrita e jonë”

Para zanafillës
Folëm gjuhën shqipe
Kur nga toka mbin koka
E plisa binin nga qielli…

Poezia e Shefqete Gosalcit është plotë elan, thirrje , kushtrim, por ndonjëherë, ajo është edhe zë rebelues, proteston fuqishëm për një anemi organizative, duhet të ngrisin zërin e ata që duhet të flasin heshtin. Kush më mirë se fjala poetike e ndjen se shpirti i një kombi është kultura, mbase nuk filtrohet oksigjeni i pastër, madje në organizmin e tij sikur ndonjëherë tentohet tërhiqet ky oksigjen natyral i fjalës dhe shprehjes artistike në përgjithësi, po të lexojmë me kujdes poezinë “Kultura në komë” e shohim më së miri këtë revoltë poetike.

Poetesha ndjen edhe dhembje edhe pafuqi natyrore, një kapitull i veçantë i historisë sonë më të re. Trembi jo vetëm njeriun e ditëve tona, por edhe të gjitha gjallesat për rreth kur përsëriteshin të tilla skena makabre, pa mundur t’ja shtrijmë dorën t’i zvarrisim nga ai llum ç’njerëzor që në emër të epsheve shtazarake, në emër te luftës psikologjike, përdhosën nderin dhe krenarinë e sa e sa nënave, nuseve dhe motrave tona, duket se poeteshën Gosalci, kjo peshë tmerri, nuk e lejon që gravitetin krijues të saj, sikur e mban pezull mes tabloideve të freskëta në një kohë të pa kohë.

Nëse shihet në këndin artistik, është një nga poezitë më të arrira brenda këtij libri, qoftë nga ndërtimi stilistik i përdorimit me mjaft mjeshtri, është derdhur i gjithë inercioni i saj brenda këtyre vargjeve. Është rrjedhim dhe gjakim i së djeshmes së hidhur, këtë më së miri mund ta shohim në vargjet:

“Nëpër gërshetin gurorë
Kaluan gishtrinë të vrazhdë
Nëpër fytyrën time qumështore
Kaluan buzë të nxira” …

Mobi Casa

Se poezia e Shefqetes është këngë dhe kënga e saj jehonë, për ata që nuk janë në mesin tonë, Në trinomin e jetës lindja zhvillimi dhe vdekja, për dikë kjo e fundit ishte shumë më krenare, shumë më shumë se sa një rrezatim dritësie, por këtë rrezatim poetesha Gosalci e mbëlton me fjalën e bukur poetike për dëshmorin e rënë kushtuar Abedin Sogojevës – Komandant Dinit

“Siç buron i bardhi dri
Ashtu qe n’shpirt Abedini
Fjalëpak ky ushtarak
Shumë mikpritës në konak”.

Dedikim po aq i bukur, si shumë poet e poetesha që nuk lënë në harresë fatlumen, fatbardhën, të mundimshmen, por mbi të gjitha fjalëartën e zemër krenarinë e çdo individi.

A nuk është nëna? Ajo tregohet një rrëfimtare e një vargu të asociuar mes të bëmave, përjetimeve dhe madhështisë si një nënë shqiptare, që padyshim ishte produkti më i mirë i mbajtjes gjallë të shqiptarizmit me plotë kuptimin e fjalës.

Çerdhe e të gjithë atyre që ja falen gjakun lirisë, a ka më mirë se të perceptosh, të ndiesh dhe të shkruash për nënën ja se si rrjedhin vargjet e poeteshës Gosalci:

“Hapin e moshuar
Ballin rrudha plotë
Zemrën lot
Harxhohemi pranë e pranë”

Poetesha Gosalci, brenda librit të saj i ridimensionon, i rikthen në jetën artistike, i deshifron në figurshmërinë artistike përmes poezisë përkushtimore emra që vërtet kanë bërë në jetë për kulturë, art, dije, shkencë,heroizëm, gjëra që sot poetesha me pietet i kujton këtu vërehen poezitë si: “Me ylber mbi kokë”, kushtuar Agim Devës, pastaj poezia “Bardhësisht”, kushtuar Nermin Vlora Falaski, “ Porti i shpirtit”, Vullnetit.

Duke lexuar poezinë e Shefqete Gosalcit vërejmë, se ajo me një meditim të brendshëm filozofik, transpon tek lexues lirikë ekspresive, duke komunikuar me vargje plotë fluiditet, të cilat janë të kapshëm, tërheqëse, mbresëlënëse, por që duket se në trajektoren e saj krijuese, peshon dhembja e cila pa dashje bartë ne vete fate të humbura.

Kjo gjë më së miri shihet tek poezia “Porti i shpirtit” , ai port pret të kthehet një shpirt, tek ajo portë pret një shpirt buzëvarur, por assesi nuk dorëzohet edhe kur jeta krijon një ridimension tjetër nga imagjinarja tek realiteti.

Mund të them se pa dashur të ekzagjeroj, pa dashur të interpretoj me fjalë të pabalansuar, karshi asaj që i atribuohet stukuarës interpretative të gjitha poezive, konsideroj se magjia e fjalës poetike të poeteshës Gosalci, derivon fuqinë e magjishme të fjalës e cila shprehimisht nuk ka vetëm një qasje asociative me luftën e shenjtë të UÇK-ës, nuk ka vetëm një qasje harmonike me dashurinë, por ka edhe reflektim poetik që ka qasje edhe në të gjitha motivet e trajtuar brenda librit të shkruar here me hermetizëm e herë gjysmë hermetizëm, ka një potencë të asaj që është përjetuar, dhe të asaj që është imagjinuar me egon e saj pambarimisht të kthjelltë dhe të arsyeshme.

Prandaj titulli metaforik “Porta të hapura” nuk është thjeshtë një koincidencë, sepse ajo nuk tenton të mbyll asgjë brenda vetës, hap shtigje, tregon dhe ofron artin me dimensionalitein e saj postmodern. Gjë që mund të jetë edhe postulatë i saj i fuqishëm “

Portat e hapura presin të vijnë gjithkush që meriton të vij dhe po nga këto porta të hapura të ikin gjithë kush që meriton të ik, sepse toka nuk duron ata që ndjellin fatkeqësi mbi shtratin e saj”. Autorja Gosalci, ka kredon e saj artistike, jo vetëm vullnetin e të bërit art, por atë di ta mbarështoj para lexuesit, lexoni librin për të besuar atë që shkruhet për këtë libër./rajonipress/