Fundamenti

Madhështia e LDK’së në Malishevë, s’ka vend për jabangjitë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Tubim me përmasa madhështore është mbajtur në mbrëmjen e së hënës, nën organizimin e Malishevës dhe Malishëvës e Epërme dhe Caparit, duke dëshmuar se krejt votat shkojnë për Vjosa Osmanin, kandidatët për deputetë nga Gjilani: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).

Përgëzime e falënderime për këtë mbështetje enorme të Malishëvës, Malishevës së Epërme dhe Caparit, ka shprehur kryetari i Shtabit të Degës, Arben Mehmeti, ndërsa kryetari i nëndegës atje, Rashit Sahiti, konfirmoi mobilizimin dhe angazhimin në terren shtëpi për shtëpi, në mënyrë që triumfi i LDK’së të bëhet sa më i madh.

Ndërkohë, kandidatja për deputete, Lirije Kajtazi, tha se madhështia e LDK’së në Malishevë, dëshmon se nuk do të ketë vend për jabangjitë, për ata që po tentojnë ta mashtrojnë popullin, por e tërë armata e këtyre fshatrave ka vendosur për ta bërë Vjosa Osmanin dhe ekipin e madh si fitues të mëdhenj.

Mesazhe falënderimi për mbështetjen rekorde të Malishevës kanë shprehur edhe kandidatët tjerët për deputetë, Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).

Mund të ju interesoj: