Fundamenti

Lutfi Haziri uron Fitër Bajramin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame, duke e uruar kryetarin Naim Aliu, kryesinë dhe qytetarët.

“Uroj çdo familje gjilanase të kenë begati kudo që janë sot, në komunë, në vendbanimet tona e në gurbet.. Uroj që mesazhin e solidaritetit për Fitër Bajram ta ndajmë me gëzim dhe lumturi. Mesazhi kryesor dhe misioni i Ramazanit është që të mundohemi të vendosim barazi”, ka deklaruar Haziri.

Kreu i Gjilanit, në përvjetorin e 14-të të vrasjes së gazetarit Bardhyl Ajeti, ka kërkuar drejtësi në mënyrë që akterët të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.

FIDANISHTJA

“Shfrytëzoj rastin që në përvjetorin e vrasjes së gazetarit, Bardhyl Ajeti, të kërkoj drejtësi sepse u bënë 14 vite që vrasja e tij ka mbetur e pandriçuar dhe po e kalojmë edhe këtë festë si gjilanas duke e pasur në zemër kujtimin për të, i cili, nuk është preh në paqe përderisa nuk janë zbuluar akterët e vrasjes. Urime festa e Fitër Bajramit dhe le të lutemi për Bardhylin dhe shumë njerëz si ai që i mungojnë familjes e qytetit të tyre”, tha Haziri.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe kujdesin ndaj institucionit të Bashkësisë Islame. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.