FIDANISHTJA

Lutfi Haziri: Solidariteti në mbrojtjen e familjes, nënës dhe gruas, është vlerë që duhet ta rrisim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit me një sërë aktivitetesh po e shënon muajin për parandalimin e dhunës në familje, apo Muajin e Portokalltë.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se solidariteti në mbrojtjen e familjes, nënës dhe gruas, është vlerë që duhet ta rrisim, duke shtuar se Gjilani është shembulli më i mirë për parandalim të rasteve të dhunës në familje.

FIDANISHTJA

“Maskat që po i shihni sot do të përdoren për një muaj rresht, në kuadër të aktiviteteve për muajin kundër dhunës në familje apo Muajin e Portokalltë. Jemi ndër komunat e para që e ka ndërtuar Mekanizmin për parandalimin kundër dhunës në familje. Solidariteti në mbrojtjen e familjes, e nënës dhe gruas, është vlerë që duhet ta rrisim dhe t’i minimizojmë rastet eventuale të këtij problemi që e ka shoqëria shqiptare”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, më 25 nëntor, Zyra për Barazi Gjinore në kuadër të Njësisë për të Drejtat e Njeriut, i ka rekomanduar Drejtorisë së Arsimit që në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit, gjatë kësaj periudhe, një orë mësimi t’i kushtohet informimit – ndërgjegjësimit për dhunën në baza gjinore, ku gratë dhe vajzat tona, fatkeqësisht i gjejmë viktima të kësaj dhune./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.