UBT

Lutfi Haziri përqesh kampanjën e PDK’së: Bateritë e autobusit i ka vjedhur dikush nga brenda

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Shefi i shtabit zgjedhor të LDK’së, Lutfi Haziri, në një tubim në Ferizaj, ka folur edhe për rivalët e kësaj partie për zgjedhjet e 6 tetorit.

Haziri ka komentuar një klip që së fundmi është lansuar nga Partia Demokratike e Kosovës për fushatë.

“A e keni pa atë autobus. Nuk punonte sepse baterinë atij autobusit ia ka vjedhur dikush që ishte brenda”, ka thënë Haziri, transmeton Gazeta Express.

Klipi i PDK’së ka një autobus të ndalur, të cilin e shtyjnë të gjithë kandidatët për deputetë që janë brenda tij.

Ai autobus i ndalur në videon e PDK’së simbolizonte Kosovën, sipas tyre, të ngecur në rrugë.

Haziri ka thënë se nga numri i qytetarëve që u mblodhën në tubimin e LDK’së në Ferizaj është i sigurt që partia e tij do të fitojë në këtë komunë.

“Të dielën bojani bajat”, u ka thënë Haziri ferizajasve. /Express/

Mund të ju interesoj: