Hidromorava

Lutfi Haziri: Nuk do të ketë tolerancë për lokalet që krijojnë zhurmë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me drejtorin dhe stafin e Inspeksionit, Nevzad Rushiti, kanë konfirmuar angazhimin maksimal për ndalimin e zhurmës nëpër qytet që shkaktohet nga volumi i lartë i zërit të muzikës nëpër kafiteri të ndryshme duke paralajmëruar edhe dënime mandatore, konfiskim dhe mbyllje të lokalit.

Kryetari Haziri ka thënë se është rikthyer zhurma kryesisht në lagjen “Dardania” dhe në disa lokacione nëpër qytet, që shkaktohet nga kafiteritë dhe është e patolerueshme për shkak se është një pengesë shumë e madhe për banorët të cilët banojnë aty për rreth.
“Kam kërkuar që Inspeksioni dhe Policia e Kosovës të ndërmarrin veprime të konfiskimit të pajisjeve apo edhe deri në mbyllje të objekteve për të mos toleruar kthimin e këtyre problemeve të zhurmës në qytetin tonë. Gjilani ka infrastrukturë të mirë jashtë qytetit dhe zonës urbane dhe kushdo që dëshiron të vazhdojë pas orës 12 të natës, hapësira dhe mundësitë janë. Ky veprim është i domosdoshëm. Është 24 orë dhe shtatë ditë në javë dhe nuk ka të bëjë me orar të punës dhe as me kërkesa të tjera. Drejtori është i autorizuar dhe inspektorët, gjithashtu, që të merren vendime të prera. Nuk lejojmë në asnjë mënyrë që problem i zhurmës që shkaktohen nga kafiteritë të kthehet në qytet”, ka thënë kryetari Haziri.

FIDANISHTJA

Ndërsa drejtori i Inspeksionit, Nevzad Rushiti, ka thënë se e kanë bashkëpunimin shumë të mirë me Policinë e Kosovës dhe mbështetjen maksimale të kryetarit të Komunës për të vepruar në terren në inspektimin e të gjitha bizneseve afariste – kafiterive që shkaktojnë zhurma.
“Do të jemi në vazhdimësi në terren deri në normalizimin e plotë të gjendjes dhe eliminimin e zhurmave. Do të veprohet në bazë të ligjit ku parashihen edhe dënimet, konfiskimet e deri të mbyllja e lokalit nëse nuk përfillen rregullat ligjore, vërejtjet e inspektorëve dhe niveli i lejuar i volume i zhurmës”, ka thënë drejtori Rushiti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.