Fundamenti

Një zyrtar i arrestuar dhe tri aktakuza të ngritura për shantazh, rrezikim trafiku dhe posedim droge

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Mobi Casa

Prokuroria Themelore Gjilan:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shantazhi” dhe “Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik”./rajonipress/