Mobi Casa

Lutfi Haziri merr pjesë në konferencën përmbyllëse të Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri, si Anëtar Nderi, ka marrë pjesë sot në konferencën përmbyllëse të Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë. “Jam i nderuar që në pozitën e Anëtarit të Nderit, sot isha pjesë e panelit në konferencën përmbyllëse të Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë.

Artisti britanik i fotografisë, James Biggs, pas një aksidenti humbi shikimin. Pas kësaj, ai e ngjyrosi në të bardhë shkopin e tij të cilin e përdorte për të gjetur rrugën. Me këtë ai synonte që ta mbronte veten duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve.

Me këtë filloi edhe përdorimi i shkopit apo mbajtja e shkopit të bardhë nga personat e verbër.
Me kalimin e kohës shkopi i bardhë u shndërrua në shenjë dalluese për personat e verbër. Ky shkop në vitin 1931 për herë të parë u njoh si simbol i “Javës së të Verbërve”, të organizuar nga Organizata e të Verbërve të Francës.

ARKATANA

Në botë çdo vit java e dytë e muajit tetor, pra në datat 15-22 jtetor shënohet si “Java e Shkopit të Bardhë të të Verbërve’.

I kujtova komunitetit të të verbërve që nga koha kur isha deputet, isha edhe anëtar i komisionit, për hartimin e Ligjit 04/L-092 Ligj për të Verbërit dhe me të pamur të dobësuar. Ligj i cili filloi të zbatohet që nga viti 2013, por fatkeqësisht Neni 7 i këtij ligji nuk gjen vend për zbatim nga Qeverisja aktuale.

Kam punuar ngushtë me Shoqatën e të Verbërve dhe Handikos-in sa isha Kryetar i Komunës së Gjilanit. Së bashku me Bajramin e Fatmirin, përfaqësues legjitim, me shumë vullnet mirëpritën edhe hapjen e shoqatës Down Sindrome Kosova-Dega në Gjilan, Koordinatore e së cilës ishte znj. Almedina Morina, e cila zyrtarisht pati filluar punën më 4 mars 2019”, tha Haziri në takim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.