FIDANISHTJA

Lutfi Haziri: LDK e ka realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve – bërjen e shtetit të Kosovës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me një manifestim madhështor, Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka shënuar 28–vjetorin e themelimit, në të cilin pos kryetarit të degës dhe nënkryetarit në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë edhe përfaqësues të partisë në nivel lokal dhe atë qendror.

Para të pranishmëve, kreu i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka kujtuar me epitetin më të lartë presidentin Ibrahim Rugova, themeluesit e Degës dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut deri në ditët e sotme.

“Ky përvjetor i madh i lindjes së degës sonë, shënon luftën dhe rezistencës politike në kohët më të vështira për Kosovën, në luftën për liri, pavarësi e demokraci. Kjo lëvizje politike në atë kohë theu tabutë e ish-Jugosllavisë si shtet dhe të ish-bllokut komunist nw Europën Lindore. LDK është partia e parë politike, e cila guximshëm u themelua nga grupi i intelektualëve të Kosovës dhe elitës kulturore, nga njerëzit e librave dhe të dijes. Periudha gati tre dekadëshe e LDK’së lidhet ngushtë me veprimtarinë dhe udhëheqjen themeluesit tonë dhe themeluesit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë Haziri.

Haziri ka theksuar se Lidhja e Ibrahim Rugovës ka realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve me bërjen e shtetit të Kosovës.

“LDK është parti, e cila ka realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve. Rruga jonë për ta bërë shtetin është realizuar. Por, sa është ky shtet i pavarur, i lirë dhe demokratik, prapë neve si LDK na mbetet që ta vazhdojmë rrugën dhe ta forcojmë lirinë tonë, ta ruajmë kërcënimin e demokracisë sonë dhe ta shtrijmë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës. Duhet të vazhdojmë t’i kërkojmë të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. LDK duhet të vazhdoj të jetë udhëheqëse dhe bartëse e të gjitha përgjegjësisë dhe bartëse e proceseve. Pa këtë parti nuk është vendosur dhe nuk mund të vendoset për asnjë proces”, ka deklaruar Haziri.

UBT

Në emër të kryesisë qendrore kanë folur, Skënder Hyseni e Muharrem Sfarqa, e Arben
Gashi, të cilët thanë se LDK, në krye me Ibrahim Rugovën, e ka dizajnuar projektin e madh të pavarësisë së Kosovës, duke thënë se LDK është sinonim i shtetit të Kosovës dhe si i tillë, nuk do të ishte i mundshëm pa këtë parti.

Ata thanë se LDK e Gjilanit është shpresë për krejt Kosovës sepse “simbolikat të cilat i përfaqëson janë simbolika e guximit, vendosmërisë dhe e përkushtimit”.

Në këtë manifestim kanë aderuar në LDK 28 të rinjë, kryesisht studentë të sapodiplomuar.

Në fund, kori i shkollës së mesme të muzikës ka shfaqur para të pranishmëve disa pika korale, të përgatitura enkas për 28 – vjetorin e LDK’së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.