Uji Dea

Lutfi Haziri kërkon nga qytetarët që t’i evitojnë vizitat dhe pritjet për ngushëllime

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që t’i evitojnë vizitat dhe pritjet për ngushëllime në këtë kohë kur Gjilani dhe Kosova po përballet me gjendje alarmante të përhapjes së virusit.

“Gjilani vazhdon të jetë në zonën me rrezikshmëri të lartë dhe ju lutem që t’i zbatoni rekomandimet sepse bartja e maskës, higjiena dhe distanca, janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit. Vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara. Përkundër traditës dhe dhimbjes, mos lejoni që të infektohen fqinjtë dhe familjarët”, ka thënë Haziri në konferencën e sotme për media, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

ARKATANA

Ai tha se situata me infeksion edhe më tutje është alarmante, duke shtuar se po punojnë me të gjitha kapacitetet për ta ulur këtë numër, derisa kërkoi që me solidaritet të përballohet situata.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6344 të testuar, 2432 kanë rezultuar pozitivë, 1872 janë, të vdekur janë 71 persona, 488 raste aktive dhe 193 mostra në pritje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.