UBT

Lutfi Haziri bashkëbisedon me studentët e Universitetit të Zug të Zvicrës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot një grup prej studentëve të Universitetit të Zug të Zvicrës, të cilët i ka informuar për historikun e Gjilanit, traditat, bashkëjetesën mes komuniteteve, sistemin politik, dhe për sfidat e prioritetet që ka Gjilani dhe Kosova në përgjithësi.

Kreu i Gjilanit i është përgjigjur interesimeve të studentëve të pranishëm nga ky Universitet, teksa ka thënë se, në veçanti, kjo komunë është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës me të gjitha komunitetet.

Haziri i ka falënderuar studentët e Universitetit të Zug për vizitën, duke thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që studentët e Gjilanit dhe të Zvicrës do të kenë mundësi të mirë për të shkëmbyer përvoja mes vete.

“Ju falënderoj po vizitën dhe vërtetë jemi të gëzuar që studentët e dy universiteteve do të kenë mundësi për të shkëmbyer përvoja mes vete. Është i rëndësishëm fakti se 32 për qind e gjilanasve jetojnë në Europë dhe shumica në Zvicër. Pjesa më e madhe e tyre janë larguar në vitet 90’ta si pasojë e diskriminimit të ish-sistemit. Pra, një Gjilan i dytë jeton në shtetet e Europes. Gjilani është qendër universitare, kulturore dhe qendër e sportit. Jemi komunë multietnike e multireligjioze dhe për neve diversiteti në këtë aspekt është vlerë”, ka thënë, veç tjerash, Haziri.

Mobi Casa

Ai tha se ndihet krenar me sukseset e Universitetit “Kadri Zeka” në shumë aspekte, derisa theksoi se së bashku po punohet që kampusi universitar ta shohë dritën sa më shpejtë.

Në emër të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, ka folur prorektori Dukagjin Leka, i cili e ka falënderuar kreun e Komunës për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen e madhe që u ka ofruar në vazhdimësi.

Ndryshe, kjo është vizita e dytë që një grup i studentëve të Universitetit të Zug vizitojnë Gjilanin, pas atij të tetorit të vitit të kaluar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.