Kadriu: Policët tanë të lirohen nga pagesat gjatë shërbimeve mjekësore në QKMF

Gjilan – Kisha kënaqësinë ta pres në takim kryetarin e Sindikatës të Policisë së Kosovës dega në Gjilan z. Ragip Ajeti, ku edhe pranova zyrtarisht kërkesën që policët tanë të lirohen nga pagesat gjatë shërbimeve mjekësore në QKMF ka shkruar Kushtrim Kadriu.
“Këtë kërkesë me kënaqësi do ta dërgojmë në asamble. Policët tanë ende nuk kanë sigurim shëndetësor përkundër rrezikshmërisë së madhe që përballen gjatë punës së tyre” ka shkruar Kushtrim Kadriu nga ky takim./rajonipress/.