ARKATANA

„Lugina e Preshevës“ rikonfirmoi kryesinë e tanishme

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Për gjashtë vjet punë, 170 mijë franga ndihma skamnorëve nga shoqata humanitare „Lugina e Preshevës“.

Kuvendi i tretë zgjedhor i shoqatës humanitare „Lugina e Preshevës“ rikonfirmoi kryesinë e tanishme edhe për një mandat tjetër dyvjeçar. Detyra e kryetarit iu besua prapë Fazli Musliut, me nënkryetar Shaip Bajramin e sekretar Ferat Reshitin. Si dhe tre anëtarët e tjerë të kryesisë: Bejtulla Behluli, Naser Rrustemi e Murat Avdiu, që u mandatuan para një numri të vogël të të pranishmëve edhe për një periudhë tjetër në mbledhjen e së shtunës, të mbajtur në Rebstein të Sankt Gallenit.

Udhëheqësit e rikonfirmuar të shoqatës humanitare shpalosen objektivat që synojnë t’i realizojnë gjatë këtij mandati dyvjeçar. Mes tjerash u veçua synimi për t’u anëtarësuar në grupin e shoqatave humanitare zvicerane në mënyrë që të kenë qasje më të madhe për njerëzit në nevojë. Dhe mundësia e organizmit të koncerteve humanitare me këngëtarë që, sipas kryesisë, janë zotuar të përkrahin shoqatën nëse organizohet diçka e këtillë.

Kryetari Fazli Musliu ndërkohë informoi të pranishmit për rrjedhën e punës së shoqatës „Lugina e Preshevës“, me theks te familjet skamnore të dëshmorëve të luftës, invalidët dhe mbështetjen e studentëve.

Eco Higjiena

Përparësi, sipas tij, kanë familjet e varfra të dëshmorëve të luftës, invalidët dhe studentët. Po në këtë vazhdë ata mbështesin me nga një qind franga çdo muaj tre studentë nga Lugina e Preshevës, të cilët, siç u tha, janë shembullor në studime, nga ku dy prej tyre vijojnë studimet në Universitetin e Prishtinës dhe një në Tiranë.

Numri i familjeve që ka marrë asistencë sociale gjatë dy vjetëve të fundit është më se 100, shpjegoi Shaip Bajrami. Sipas tij, në rast vdekjeje, familjet e dëshmorëve dhe të veteranëve ndihmohen me nga 300 deri në 500 franga.

Punë kjo të cilën me nota të larta e vlerësoi edhe poeti dhe anëtari i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, Isuf Sherifi. Kontributi juaj është evident, tha Sherifi. Ai duket, shihet, preket. Puna juaj është frymimi ynë këtu në mërgim, tha në fund të fjalës së tij Isuf Sherifi.

Dhe s’ka dyshim se ky është rezultat i përkushtimit të përbashkët i kryesisë dhe 200 anëtarëve të shoqatës humanitare „Lugina e Preshevës“, u konstatua njëzëri. Sepse, për gjashtë vjet punë të ekzistencës janë shpërndarë rreth 170 mijë franga zvicerane ndihma skamnorëve në Luginën e Preshevës, në Kosovë dhe Maqedoni.(albinfo..Bekim Dalipi)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.