ARKATANA

Loti, dhembja e krenaria – po bashkëjetojnë në liri…

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kanë mbetur edhe pak ditë gjer tek manifestimi përkujtimor në Zhegër të Gjilanit. Ky manifestim është i lidhur me dy figura të mëdha të kombit, Shaban e Sami Ukshini, dëshmorë, të cilët, në vitin 2001, ranë në altarin e lirisë. Siç dihet, këta dy emra janë krenari e kombit, sepse, Shaban e Sami Ukshini, dy luftëtarë të lirisë, nën ëmblemën e UÇPMB-së, kanë luftuar për ta mbrojtur Rahocicës e Preshevës në Brigadën e njohur “Ibrahim Fejzullahu”, të cilët, si një, ranë në altarin e lirisë së shenjtë, më 14 maj 2001.

Jo vetëm kaq. Shaban Ukshini është i lindur më 1969 në fshatin Kurexhaj të Gjilanit. Ishte djalë i Rexhep Ukshinit, i ardhur nga fshati në fjalë. Shabani pati të kryer vetëm shkollën fillore në Zhegër. Ishte fëmija i tretë në familje. Ai rritet me ashpërsinë e rëndë. Shërbimin ushtarak, Shabani e kreu në Split, Kroaci.

Kur kthehet në shtëpi, i ati i tij, Rexhepi (haxhi) e martoi me Mevluden nga fshati Haxhaj. Shaban Ukshini pati katër fëmijë. Kur filloi lufta në Kosovë, Shabani bëri plane se si të gjendej në zonën e luftës. Një ditë pa filluar NATO-ja për të bombarduar caqet e ndryshme serbe, Shabanin e pranuan si luftëtar të lirisë. Ai veshi rrobat e UÇK-së. Ky luftëtar i lirisë, pati lidhje të fortë me hoxhë Jonuzin e Gjylekreshtës. Jonuzi ishte dhëndër i familjes së Ukshinit. Edhe Sami Ukshini është i lindur më 1978 në Kurexhaj.

ARKATANA

Shkollën fillore e kreu në Zhegër. Samiu ishte fëmija i dymbëdhjetë në familjen Ukshini. Në vitin 1997, Sami Ukshini u gjend i mërguar në Zvicër. Këtu punoi dy vjet e gjysme. Kur kthehet Samiu nga Zvicra në shtëpi, u gëzua i madh e i vogël i familjes së tij. Ky trim nuk ndejti duarkryq. Ai, ato diët me Shabanin u gjenden në Kosovën Lindore duke luftuar kundër forcave serbe. Ata së bashku luftuan për t’i mbrojtur vendbanimet shqiptare nga regjimi serb. Dhe, duke luftuar në Rahovicë, Samiu e Shaban Ukshini vriten, më 14 maj të vitit 2001, tash e 17 vjet më parë.

Andaj, kësaj here, këta dy dëshmorë të kombit po i nderon kjo anë e Karadakut, ku, në përkujtim të tyre, po “ringjallen” trimat e Karadakut, mu te këndi ku ndahet rruga që të shpie kah Kurexhajt dhe tjetra kah Gryka e Karadakut. Aty afër janë varret e Zhegrës. Aty po ngriten dy shatore në bronz të dëshmorëve në fjalë, të cilët, sa herë vijnë përvjetorët e rënies së tyre, do të përkujtohen dhe do të nderohen. Pra, më 14 maj të këtij viti (2018), dy dëshmorët do të përjetësohen në bronz mu afër përmendores së Idriz Seferit, kreshnikut të Malësisë së Karadakut. Shpresim Kurexhaj, qytetar nga ky lokalitet, njëherit udhëheqës i punëve rreth shtatoreve të dy trimave: Shaban e Sami Ukshini, nga Kurexhaj, tha se, punët rreth përmendores së dy dëshmorëve janë në përfundim e sipër. “Unë jam i angazhuar t’ju ndihmoj mjeshtërve rreth këtij kompleksi memorial, ku kjo punë është përkrahur edhe nga qytetarët zhegras e më gjerë. Në këtë projekt na ka ndihmuar edhe komuna, por edhe bashkëqytetarët që punojnë në botën e jashtme. Kjo pjesë do të bëhet një vend joshës për t’i nderuar këta trima të kombit, të cilët, për lirinë e vendit, kanë dhënë më të shtrenjtën e tyre, jetën. Një meritë i shkon edhe Shemsedin Elezit, të parit të këtij lokaliteti, i cili na ka përkrahur këtë iniciativë duke dhënë kontribut të veçantë në këtë drejtim. Me këtë rast, qytetarët e këtij lokaliteti kanë dhënë 35 mijë euro për ndërtimin e bazës së këtij monumenti përkujtimor për dëshmorët në fjalë. Në këtë vend do të rregullohet një lloj mini-park për parking të makinave, ku do jetë një ambient me karrigia e gjëra të tjera për qytetarë e këtij lokaliteti e më gjerë. Të shtojmë edhe këtë se, dy shtatoret janë të punuara nga Agon Qosja, skulptor nga Ferizaji.

Shpresimi tha edhe këtë se, jemi të kënaqur me punën e këtij skulptori, i cili, këta dy dëshmorë po i “ngjallë” të shkrirë në bronz mbi dy metra lartësi dhe trupat e tyre do të jenë të rregulluar me ngjyrë si të ishin “gjallë” me ato uniforma të luftës. Atë ditë kur autori i këtij shënimi u gjend në këtë vend, ishin ardhur edhe disa familjarë, motra e vëllezër dhe, nga afër e kudronin punën e bërë, të cilët, si një, u shihej loti, dhembja, por edhe krenaria për të afërmit e tyre që sot ju mungojnë. Por, ku i shohin shtatoret e tyre, sikur ndjejnë një freski shpirti e zemre, por dhembja ndaj të afërmëve të tyre u është e rëndë, por krenare…/tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.