RCCOLA

Livoçi i Ulët ‘knap’, më 6 tetor do t’i jap shije të veçantë lirisë, pavarësisë dhe demokracisë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kandidatja për kryeministre e LDK’së, Vjosa Osmani dhe pesëshja e Gjilanit, Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44), kanë marrë përkrahje të jashtëzakonshme në Livoç të Ulët, në tubimin masiv ku kanë marrë pjesë të gjitha shtresat, të rinjtë e të rejat, gratë dhe burrat dhe personat e shtyer në moshë.

Në takim ka marrë pjesë edhe familja e Lutfi Hazirit, kryetarit të Shtabit Zgjedhor të LDK në nivel qendror, njëherit udhëheqës i politikave të partisë.

Kryetari i nëndegës së Livoçit të Ulët, Afrim Hasani, tha se të gjithë i besojnë LDK 134, Vjosa Osmanit dhe listës së deputetëve, pesëshes së Gjilanit.

Kandidatja Lirije Kajtazi (6), i ka falënderuar banorët e Livoçit të Ulët për besimin, duke thënë se jemi bërë bashkë për një ndryshim të domosdoshëm që i duhet Kosovës, në mënyrë që qytetarët të jetojnë me dinjitet, për t’i dhënë shije lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

Kandidati për deputet, Fatmir Rexhepi (20), i ka falënderuar të gjithë banorët atje për mbështetjen dhe besimin e madh, për të shtuar se misioni i LDK është të krijojë mundësi për investime për punësim, për arsim e shëndetësi më të mirë dhe për një perspektivë për të gjithë të rinjtë.

Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi (21), tha se Livoçi Ulët tradicionalisht ka qenë bastion i LDK’së, që u dëshmua edhe sonte, ndërsa duke folur për listën e 110 kandidatëve, tha se janë njerëz me duar të pastra, pa asnjë aktakuzë dhe problem me ligjin.

Kandidati Imet Rrahmani (35), tha se të tjerët po tentojnë të mashtrojnë dhe ta mohojnë kontributin e njerëzve të LDK’së, por Livoci Ulët dhe asnjë rugovist nuk do të mashtrohet, por në mënyrë solemne më 6 tetor do t’i votojnë kandidatët e LDK dhe Vjosa Osmanin, ndërkaq si projekte madhore që i kanë realizuar është rruga katër korsi që çon në drejtim të këtij fshati, objektet e QKMF dhe të Institutit të Shëndetit Publik, etj.

Në fund, kandidati i LDK’së me numër 44, Faton Bislimi, pasi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për besimin, ka pohuar fitorja e LDK m 6 tetor, është fitore e Kosovës, dhe do të jetë një model i ri i qeverisjes e cila fokusohet te qytetari, e nuk krijon shtet në shërbim të pushtetari

Mund të ju interesoj: