ARKATANA

Libër madhor dhe i mirëfilltë për të kaluarën ekonomike

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Libri i Ismajl Kastratit i titulluar “Rrënimi dhe rimëkëmbja e Kosovës 1998-2005” është cilësuar si vepër madhore që përmban tipare e vizione për të kaluarën dhe të ardhmen e ekonomisë kosovare. Recensentët Safet Gërxhaliu dhe Refik Kryeziu japin opinione pozitive për librin.

Ismajl Kastrati duke njohur mirë zhvillimet e para dhe pas luftës të ekonomisë kosovare ka pasur një parapërgatitje teorike dhe të gjithanshme për të shkruar një libër me vlerë të rrallë për këtë sektor tejet të dobishëm për shoqërinë kosovare.

Ismajl Kastrati duke njohur këto zhvillime para publikut kosovar ka sjell në jetë një libër mbase të rrallë dhe me vlerë që e ka titulluar “Rrënimi dhe rimëkëmbja e Kosovës 1998-2005”.

Libri flet për ekonominë e Kosovës dhe rritën e saj nëpër vite. Janë dy recensentët e librit Safet Gërxhaliu dhe Refik Kryeziu të cilët e kanë cilësuar si vepër madhore vështrimin profesional të Ismajl Kastratit.

Në recensionin e tij Safet Gërxhaliu thotë se publicistika ekonomike në Kosovë ka pak vepra madhore të cilat do të shërbenin si fener në terrin që e ka kapluar që moti shkencën dhe praktikën ekonomike.

Hidromorava

Megjithatë libri i Ismajl Kastratit ka tiparin e vizionit që i mungon mendjes ekonomike në Kosovë.”Kastrati niset nga analiza e mirëfilltë e së kaluarës ekonomike, sepse recetat për shërim nuk pikojnë nga qielli, por mbështeten në kronologjinë e krijimit të realitetit të sotëm ekonomike në Kosovë” ka thënë Gërxhaliu.

Gërxhaliu ka thënë se libri i Ismajl Kastratit është shembull pozitiv ngase ai me precizitet tregon shkaqet e degradimit tonë ekonomik sepse libri nuk merret vetëm me konstatimin e realitetit të hidhur.

Ai sjellë rekomandime në vija të trasha, që çdo mendimtar i madh e bënë për vendin e vet. Përmes këtij libri Kastrati kërkon hapjen e shtigjeve të reja për zhvillim ekonomik dhe ofron analizë për diagnostifikimin e problemeve dhe për zgjedhjen e terapisë për shërimin e sëmundjeve që e kanë sjellë ekonominë e vendit gati në gjendje të vdekjes klinike ka thënë Gërxhaliu.

Edhe recensenti tjetër Refik Kryeziu ka thënë se libri i Ismajl Kastratit është punuar me një përkushtim të madh në të cilin në mënyrë profesionale e shkencore janë pasqyruar zhvillimet dinamike në ekonominë e Kosovës.

Kryeziu ka thënë se fokusimi kryesor i punimit është orientuar në trendet e zhvillimet ekonomike. Me argumente autori ka trajtuar mbi format e rinimit që aplikoi okupatori serb në ekonomi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.