ARKATANA

Bajrami e demanton Kurtin për doracakët: Hartimi dhe miratimi i përmbajtjes së tyre s’ka ndodhur sa isha Ministër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka demantuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ky i fundit tha se hartimi i doracakëve mbi edukatën sekusale ka ndodhur përgjatë kohës sa Bajrami ka qenë në krye të MASHTI’t.

Bajrami ka bërë një reagim përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka mohuar se përmbajtja e doracakëve nuk është hartuar e as miratuar përgjatë kohës sa ka udhëhequr ai.

Reagimi i plotë:

Unë tashmë prej kohësh nuk jam i angazhuar aktivisht në politikë, mirëpo ndjeva nevojën të jap këtë sqarim, pasi kryeministri z. Albin Kurti më ka përmendur në reagimin e tij lidhur me debatet e fundit mbi temën e doracakëve për mësimdhënës “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për arsimin fillor, arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë.

Mobi Casa

Dëshiroj të sqaroj se në shkurt 2016, kur unë isha në udhëheqje të MASHTI-t, është paraqitur kërkesa tek UNFPA (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë) për mbështetje në hartimin e doracakëve për mësimdhënës. Për këtë, shpreh mirënjohjen time ndaj UNFPA-së për gatishmërinë e tyre për të ofruar ndihmë duke qenë një agjenci e Kombeve të Bashkuara që punon për të përmirësuar çështjet që lidhen me popullsinë dhe zhvillimin.

Gjithsesi, hartimi dhe miratimi i përmbajtjes së doracakëve nga njësitë përkatëse të MASHTI-t nuk ka ndodhur gjatë periudhës kur unë isha në udhëheqje të ministrisë.

Gabime në tekste shkollore, planprograme dhe doracakë kanë ndodhur (përfshirë periudhën kur unë kam shërbyer), ndodhin dhe do të ndodhin edhe në të ardhmen. Ajo që është më e rëndësishme, është që institucionet shtetërore përkatëse të jenë të hapura dhe të tregojnë gjithmonë gatishmëri për reflektim dhe përmirësim.