Fundamenti

Letër drejtuar endacakut të agut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Michael Enevoldsen – (Nga Danimarka, mysafiri i pjesës letrare të Manifestimit “Flaka e Janarit” 2016 )

I dashur endacak i agut
Për mua si vëlla i ujkut dhe i akullit
Këto mbrëmje në mes të verës
Në Ishullin e Pashkëve janë magjike.
Ka ende dritë përjashta
Dhe mëllënja po këndon mbi çati
Shpirti im bilbil është i mbushur me muzg
Në këtë natë të ndritshme, me diell.
Retë e fshehta në horizont

Flakërimat e largëta të rrezeve përtej detit
Më bëjnë të kuptoj se zambakët e qiejve të tillë
Rrezatojnë dritën e të gjelbrës së thellë.
I dashur endacak i agut
Këtë herë në Ishullin e Pashkëve
Do ta kënaq shpirtin tim bilbil
Me magjinë e muzgut …

Shqipëroi nga origjinali në anglisht
Laureta Petoshati

Shënime për autorin

Hidromorava

Michael Enevoldsen
është poet dhe fotograf danez. Ka kryer studimet universitare për mësuesi në qytetin Roskildes. Interesat e tij përfshijnë letërsinë, filozofinë, metafizikën, meditimin dhe natyën. Shkruan në gjuhën angleze dhe poezitë e tij janë botuar në shumë revista ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani e Madhe, Belgjikë, dhe në Republikën e Filipineve.

Ndër titujt e revistave ku Enevoldsen ka botuar përmendim:: Lummox Poetry Anthology 4, Calliope: Literary and Visual Arts Magazine, Yelloë Chair Revieë, The Commonline Journal, Time of Singing, Aquillrelle Anthology, Section 8 Magazine, Indiana Voice Journal, Writing Raw,, Under the Fable A Divine Madness: an Anthology of Modern Love Poetry – Volume 1 and 4, Dead Snake, A New Ulster, Peeking Cat Poetry Magazine, Metaphor Magazine, VerbalArt, Harbinger Asylum etj, Jeton në Kopenhagen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.