Lenjani kërkon nga Albulena Haxhiu një noter për fshatin Rogaçiçë

Kamenicë – Selver Lenjani ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë emërimin e një noteri në fshatin Rogaçiçë sepse sipas tij numri i banorëve është i madh rreth 1200 mijë banor janë pa noter, për brezin kufitar Karaçevën.
Lenjani në shkresën e tij zytrare ka shkruar se banoret në këtë kohë dhe nē varfri të skajshme duhet me udhëtua mbi 27 km për Kamenicë, e për gjitha fshatrat qendra ashtë në ROGAÇICË
“Ju lutem t`i dilni në ndihmë këtyre banorëve të kësaj ane që t
`i kenë shërbimet sa ma afër qytetarëve, si ashtë e mundur tre noter në Kamenicë e asnjë në Rogaçicë, e nderuara e lartë përmendur znj. Haxhiu nē këtë pjesë të komunës janë Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Eperme, Novosellë, Rogaçica, Hodonovci, Kershlanet, Muçivērci, Dajkovci, Shipashnica e Poshtme, Shipashnica e Epērme, Desivojca, e Krendelli, Poliçka e Kolloleçi, e shumë fshatra prej Dheut Bardh e deri të Kitka janë pa noter.
Zonja Haxhiu ju lutem ta caktoni një noter për këta banor sepse ështē shumë e nevojshme.
Mbesim me shpresë se kërkesa e jonë do realizohet pozitivisht ka shkruar Selver Lenjani nga bashkësia lokale e Karaçevës./rajonipress/