UBT

Rahimaj pret në takim përfaqësues nga OSBE

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim z.Igli Totozani, Drejtor i Misionit të OSBE-së me bashkëpunëtorë.

Ata kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit komunale në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, duke ndarë po ashtu fillimet e mira dhe punët të cilat po bën Komuna e Kamenicës në të dyja fushat.

RCCOLA

Bashkëpunimi mes OSBE-së dhe Komunës së Kamenicës pritet të forcohet edhe më tepër në fushën e arsimit joformal, për të parë mundësitë e rifunksionalizimit të Qendrës Mësimore në Berivojcë për mësimin e gjuhës dhe edukimit jo-formal të fëmijëve nga komunitetet joshumicë.

Të dyja palët janë zotuar për të vazhduar bashkëpunimin në të gjitha fushat me qëllim arritjen e rezultateve sa më të mira./rajonipress/