ARKATANA

Lenjani i ashpër me institucionet qendrore: Turp, po e neglizhoni problemin e brezit kufitar

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Selver Lenjani thotë se u ka shkruar disa here Vjosa Osmanit, Glauk Konjufcës e Albin Kurtit, por asnjëherë, asnjëri nuk e kanë parë të udhës që të merren me problemet e brezit kufitar. Ne nuk kemi kërkuar lëmoshë, as ndonjë vend pune, as mjete financiare apo ndonjë pozitë, por kemi kërkuar nga ju angazhim dhe seriozitet në trajtimin e problemit kufitar në Karaqevë ka shkruar Lenjani.

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaçevë vazhdon të angazhohet me gjithë forcën e tij për t`iu bërë presion institucioneve qendrore, që të merren më seriozisht me problemet që ka brezi kufitar.

Lenjani thotë hapur se është tejet i zhgënjyer në Vjosa Osmanin, Abin Kurtin e Glauk Konjufcën të cilët asnjëherë nuk janë marrë seriozisht, me kërkesat reale që ka brezi kufitar.

“Nuk e kuptojë si është e mundur që gjithë ato shkresa e letra zyrtare, i kam dërguar në adresë të këtyre institucioneve dhe asnjëri se ka marrë mundin të përgjigjet, ose të qaj hallet tona. Mos harroni Qeveri e Presidencë se vija kufitare e Kosovës mbrohet në Karaçevë dhe nuk është mirë ta neglizhoni situatën. Që nga viti 2001 deri sot ky territor kufitar ballafaqohet me probleme të shumta sepse Serbia po e mbanë pezull rrugën e asfaltuar nga kthesa e Novosellës, deri në hyrje të Karaçevës. Kjo arterie e rëndësishme për të cilën pretendon Serbia se është e tyre, mbetet pika kyçe për banorët e brezit kufitar” ka shkruar Lenjani.

Lenjani thotë me nervozizëm se asnjëherë s`ka kërkuar ndonjë benificion nga institucionet qendrore, madje as lëmoshë, as mjete financiare, po thjesht kemi kërkuar angazhim dhe seriozitet në zgjidhjen e këtij problemi.

Mobi Casa

“I lutem zotit që e kemi KFOR-in amerikan dhe policinë e Kosovës, që janë të pranishëm 24 orë sepse ndryshe ne nuk mund të jetojmë në Karaçevën e lirë, përkundër qëndrimit stoik të banorëve. Ne nuk do të lëshojmë pe sepse nuk kemi tokë për t`i falur askujt dhe do të sakrifikojmë me të gjitha mundësit tona, që brezi kufitar të jetoj e veprojë në trevat e veta” tha Lenjani.

Lenjani ka një kërkesë për drejtuesit e institucioneve qendrore.

“Mos e neglizhoni brezin kufitar dhe mos shfaqni rezerva se kinse nuk po e dini se çfarë po ndodhë tek ne, merruni seriozisht dhe debatojeni në çdo instancë e takim me NATO problemin e ndjeshëm të Karaçevës dhe mos lejoni, që të ndodhë ndonjë përshkallëzim apo revoltë e brezit kufitar” tha Lenjani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.