Fundamenti

Lenjani e paralajmëron Kastratin, rruga mund të përdoret nga KFOR-i, por jo edhe nga ushtria serbe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Selver Lenjani ka ngritur shqetësimin e tij rreth propozimit të Qëndron Kastratit që një rrugë të përdoret për nevojat e KFOR-it. Kjo rrugë në asnjë mënyrë nuk guxon të përdoret për qëllime tjera sepse ne nuk do të heshtim asnjëherë thotë Selver Lenjani.

Propozimi i Qëndron Kastratit që një rrugë të shfrytëzohet për nevojat e KFOR-it ka hasur në shqetësimin e Selver Lenjanit i cili e ka paralajmëruar Kastratin që të ketë kujdes në mënyrë që kjo rrugë mos të përdoret edhe për qëllime tjera.

“Rruga mund të përdoret për nevojat e KFOR-it, por në asnjë mënyrë për nevojat e ushtrisë apo të policisë serbe. Do të ishte katastrofave nëse kreu i komunës bije në këto kurthe. Çdo variant tjetër për ne është i papranueshëm dhe do të reagojmë në çdo kohë” u shpreh Lenjani për rajonipress.

ARKATANA

Ndryshe Qëndron Kastrati një ditë më herët e bëri të ditur propozimin e tij që një rrugë do të shfrytëzohet për nevojat e KFOR-it.

“Një nga shqetësimet e përbashkëta të të gjitha niveleve, si pasojë e Marrëveshjes së Kumanovës mbetet Karaqeva. Për të qenë në krye të detyrës dhe sa më pranë komunitetit, KFOR-i na është drejtuar me kërkesën për të rregulluar një rrugë më të shkurtër e cila kalon kah panelet solare ka shkruar Qëndron Kastrati. Kjo rrugë do të përdoret vetëm për nevoja të KFOR-it dhe do të shenjohet përkitazi me destinimin e saj. Ne kemi diskutuar me ekspertë të fushës; me Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit si dhe mekanizma të tjerë të nivelit qendror dhe kemi vendosur të japim pëlqimin tonë për këtë përdorim: kishte thënë Kastrati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.