Rahimaj: Historike, 140 rrugë të reja do të asfaltohen në komunën e Kamenicës
Kamenicë – Afër 2 milionë euro nga buxheti komunal i kemi destinuar për shtrimin e 140 rrugëve lokale ka shkruar Kadri Rahimaj.
Për herë të parë në histori të Komunës së Kamenicës, me buxhet tërësisht komunal bëhet një investim i tillë.
Kontratat janë nënshkruar sot dhe së shpejti do të fillojë puna.
Ashtu edhe siç jemi zotuar, ashtu edhe po punojmë ka shkruar kreu i Kamenicës./rajonipress/