Fundamenti

Lëndohet Shaqiri, mungon ndaj Mainzit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dy miq u lënduan për një ditë. Ishte braziliani, Rafinha, ai i cili i pari lëshoi stërvitjet e Bayern Munichut, ndërsa më vonë një gjë të tillë e bëri edhe superylli kosovar, Xherdan Shaqiri.

Siç kanë njoftuar mediat gjermane të hënën, Xherdani u ankua për dhimbje në këmbën e tij të djathtë. Pas kontrollimeve rezultoi se ai kishte probleme me nyjën e këmbës, për çka pritet të mungojë rreth pesë ditë.

Hidromorava

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe mjeku i bavarezëve, Hans-Wilhelm Muller. Shaqiri mund ta konsiderojë vetën me fat, pasi që nga java tjetër mund të jetë përsëri 100 % i gatshëm për ta ndihmuar Bayern Munichun. Gjithsesi, ai nuk pritet të jetë në gjendje të luajë në takimin e së shtunës, që Bayerni e zhvillon kundër Mainzit. Shaqiri luajti minutat e fundit të fitores së fundit të bavarezëve në udhëtim 2:0 ndaj Stuttgartit, ndërsa përgjithësisht këtë stinor, paraqitjet si titullar kanë munguar për talentin kosovar.

Megjithatë, në 23 paraqitje sa ka zhvilluar në të gjitha garat, Xherdani ka realizuar katër gola dhe ka bërë shtatë asistime, duke realizuar gol në të gjitha garat që ka luajtur. Shaqiri është 21-vjeçar, ndërsa te Bayerni u transferua në verën e vitit të kaluar nga Baseli për afro 12.5 milionë euro. Ky është lëndimi i parë që ai ka pësuar te Bayerni që nga transferimi i tij. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.