Uji Dea

Lekaj: Sa më tepër që qëndron Kurti në Qeveri, aq më dëm për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se Kosova është në vit zgjedhor. Lekaj ka folur mbi aktualitetin politik, shkruan Reporteri.net

“AAK-ja, jo pse është deklaruar se nuk do zgjedhje, por e ka gjetur një mënyrë tjetër të shkarkimit të kryeministrit, së pari, pastaj, shpërbërjes së parlamentit, nuk jemi dakorduar sepse opozita nuk ka mundur asnjëherë ta çojë vendin në zgjedhje duke pasur parasysh deputetët e mazhorancës që janë shumicë, dhe i ka 50 plus 1, dhe në asnjë mënyrë nuk kemi mundur që pa një koordinatë apo marrëveshje të opozitës e mazhorancës, vendin ta çojmë në zgjedhje”, u shpreh Lekaj.

Lekaj tha se si AAK-ja janë munduar që me mocion mosbesimi, “por nuk ia kemi dalë, tani – më së largi zgjedhjet janë në shkurt”.

FIDANISHTJA

“Por duke i pasue parasysh zhvillimet, dhe zbehje totale e Qeverisë dhe Parlamentit, duhet të shkohet në zgjedhje, maksimumi që vendi duhet të shkojë në zgjedhje është fundi i tetorit dhe fillimi i nëntorit, por ja që edhe nëse këta “baba” nuk vendos për zgjedhje, atëherë nuk prish punë edhe shkurti”, tha ai.

“Sa më tepër që qëndron Kurti në Qeveri, aq më dëm është për Kosovën”, tha tutje deputeti opozitar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.