HIDROMORAVA

Qëndrimi i prerë i PDK-së: As nëse e marrim kryeministrin, nuk shkojmë me VV

/ 1 minutë lexim
HIDROMORAVA

Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës tha se PDK nuk shkon në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, as nëse e marrin postin e kryeministrit.

Nikaj tha në Pressing në T7 se PDK preferon themelimin e qeverisë me partitë opozitare.

“Për PDK-në ne nuk parashohim një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverisje me ta. Ma përpara rrijmë në opozitë, e preferojnë një qeveri të themeluar nga partitë që janë në opozitë”, tha Nikaj në Pressing, transmeton Express.

Mobi Casa

“Nuk jemi të interesuar për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, as me kryeministër”, tha Nikaj.

“Nuk hyjmë me LVV-në, do të përpiqemi ta themelojmë qeverinë e opozitës nëse na vjen rendi kushtetues me themelu qeverinë e opozitës”, u shpreh Nikaj.