Eko Higjiena

Legjenda gjermane e ngrit në qiell Granit Xhakën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Granit Xhaka është njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptarë në histori.

Futbollisti i lindur dhe i rritur në Zvicër e kishte një karrierë të jashtëzakonshme, ndërsa viti 2024 pa dyshim ishte më i miri për të.

Ai e fitoi titullin e kampionit me Bayer Leverkusenin në Bundesligë, i pari ndonjëherë për “Farmaceutikët”, me të cilët e fitoi më pas edhe Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë, ndërkohë që shkoi deri në finale të Ligës së Evropës, shkruan “Gazeta Express”.

Si rezultat, u fut në listën e gjerë të kandidatëve për ta fituar Topin e Artë dhe çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në FIFA, derisa u zgjodh sportisti dhe futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër.

FIDANISHTJA

E krejt këto, por edhe për eksperiencat që i kishte në Basel, në Borussia Monchengladbach e në Arsenal, kanë bërë që përfaqësuesin zviceran ta lavdërojë legjenda gjermane, Oliver Kahn.

“Granit Xhaka e ka një ka mentalitet të shkëlqyer”, deklaroi fillimisht ish-portieri i Bayern Munichut në studion sportive të televizionit të njohur gjerman, “ZDF”, teksa e lavdëroi edhe ekipin e Leverkusenit në përgjithësi.

Xhaka ndër të tjera bëri paraqitje të shkëlqyeshme edhe në Euro 2024 me Zvicrën. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.