GRANDEMALL

LDK zotohet se do të qëndrojë afër qytetarëve në politikat zhvillimore përkundër një qeverisje apatike, e papërgjegjshme dhe neglizhente

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e Kryesisë, ku ka shqyrtuar konkluzionet dhe vendimet nga Konventa e fundit programore, e cila u mbajt më 24 shtator, e cila grumbulloi aktivistët, ekspertët, veprimtarët dhe njerëzit që kanë kontribuar në politikat sektoriale, duke miratuar raportet dhe rekomandimet për të ecur përpara si partia më e madhe politike në Gjilan.

Në këtë takim janë miratuar të gjitha rekomandimet të cilat mobilizojmë anëtarësinë e LDK-së drejt një regjistrimi i cili po vazhdon në Gjilan lidhur me organizimin e aktiviteteve me strukturat dhe ata që duan t’i bashkëngjiten në formatin “LDK ju dëgjon”, në mënyrë që debati i organizuar në të gjitha vendbanimet e komunës të përfundojë pjesën e punës dhe angazhimeve për këtë vit kalendarik.

FITORJA

LDK zotohet se do të qëndrojë afër qytetarëve në politikat zhvillimore duke qenë opozitë konstruktive dhe duke u sjell përgjegjshëm karshi zhvillimeve të komunës sonë, përkundër një qeverisje apatike, e papërgjegjshme dhe neglizhente në realizimin e premtimeve të tyre.

LDK do të vazhdojë t’i dëgjoj votuesit, simpatizantët dhe qytetarët e saj me të vetmin qëllim që komuna e Gjilanit të përgatitet dhe të jetë pjesëmarrëse në vendimmarrje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.