Eko Higjiena

LDK u del në krahë pronarëve të bizneseve që operojnë afër rrugës hyrëse e dalëse Gjilan-Bujanoc

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, u del në krahë pronarëve të bizneseve që operojnë afër rrugës hyrëse e dalëse Gjilan-Bujanoc.

Protesta e tyre është legjitime për shkak se e kanë të pamundur që të operojnë në këto kushte kur punimet po zhvillohen dhe fundi nuk po i shihet.

Rruga është dashur të finalizohet në korrik sipas kontratës, por nuk duket se ka vullnet as prej pushtetit lokal e as atij qendror që t’i përfundojnë projektet zhvillimore të Gjilanit.

Aty operojnë mbi 60 biznese shumë të suksesshme dhe LDK në Gjilan kërkon që ky projekt që do të lidhet me autostradën, e rrjedhimisht me korridorin e dhjetë ndërkombëtar, të finalizohet sa më parë.

Uji Dea

Është e pajustifikueshme vonesa në këtë projekt por edhe mos fillimi i punimeve në projektin tjetër të rrugës hyrëse e dalëse Gjilan-Prishtinë dhe projektin më të madh zhvillimor, Autostrada e Gjilanit.

LDK ua kujton drejtuesve të Komunës së Gjilanit se ka kaluar ‘muaji i mjaltit’, t’i përvjelin mëngët dhe të fillojnë t’i realizojnë ato 109 premtimet elektorale e t’i vazhdojnë projektet zhvillimore që i projektoi, ideoi, buxhetoi e zhvilloi qeveria e kaluar e udhëhequr nga kryetari z. Lutfi Haziri.

Lërini eksperimentet. Grahni punës!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.