Hidromorava

Avokati i njohur Abdylaziz Sadiku letër të hapur Qeverisë: Sqaroni arsyet e ngecjes së rrugës Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan – Kllokot

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të sqaroni vonesën në fillimin dhe përfundimin e urës te penda e Badovcit – rruga rajonale Gjilan – Prishtinë. Ka lloj lloj komentime negative e dilema në mungesë të transparencës së juaj. Nëse është në pyetje, korrupsioni apo ka keqpërdorime të tjera ose pa aftësia e dikujt e që flitet për Ministrin kompetente, të sqarohen këto gjëra sepse herët a vonë do të kuptohet, por vonesa mund të hakmerret thuhet në reagimin publik të avokatit Sadiku.

Reagimi: PËR QEVERIN E KOSOVËS

Uji Dea

Duhet para opinionit të bëj një sqarim të detajuar se ku janë arsyet e ngecjes në:

  1. Përfundimin e punimeve në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë për çka kishte premtuar se ato punime do të përfundojnë në vitin 2023.
  2. Përfundimin e punimeve në rrugën rajonale Gjilan – Kllokot e ne veçanti se ajo duhej të zgjerohej nga 1m në dy anët e saj dhe të bëhet një ndërtim cilësor e jo më i keq se ekzistuesja. Nëse ka gjëra që janë të lidhura me BERZH-in si financues i kësaj rruge, apo fjala është te mbikëqyrësi e punë kryesi i këtyre punimeve, ju keni obligim ti sqaroni detyrimet tuaj dhe kështu ta ndani “shapin nga sheqeri”.
  3. Të sqaroni vonesën në fillimin dhe përfundimin e urës te penda e Badovcit – rruga rajonale Gjilan – Prishtinë. Ka lloj lloj komentime negative e dilema në mungesë të transparencës së juaj. Nëse është në pyetje, korrupsioni apo ka keqpërdorime të tjera ose pa aftësia e dikujt e që flitet për Ministrin kompetente, të sqarohen këto gjëra sepse herët a vonë do të kuptohet, por vonesa mund të hakmerret./rajonipress/