UBT

LDK: Nuk lejuam mashtrimin që tentoi t’u bëhej qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre në Kuvendin Komunal Alban Hyseni

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Këshilltarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan përkrahin kërkesat e domosdoshme dhe urgjente të Shoqatës HANDIKOS, Shoqatës së të Verbërve, Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema”, rritjen e pagave për punëtoret e Ndërmarrjes “Tregu” dhe projektin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan.

Pas takimeve të cilat i kemi mbajtur me këto grupe, dje, në seancën V të Kuvendit Komunal në Gjilan, Këshilltarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me këshilltarët e partive opozitare në Kuvend, përkrahen bartjen e buxhetit për kërkesat e domosdoshme dhe urgjente të Shoqatës HANDIKOS, Shoqatës së të Verbërve, Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema”, rritjen e pagave për punëtoret e Ndërmarrjes “Tregu” dhe projektin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan.

Nuk lejuam mashtrimin që tentoi t’u bëhej qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre në Kuvendin Komunal, që të barten mjetet në tërësi që i pari ekzekutivit ka dështuar t’i shpenzojë, por me vendim të Kuvendit, bartëm mjetet të cilat janë urgjente për kategoritë e përmendura. Sot, edhe vet i pari i ekzekutivit, pranoi publikisht se kanë qenë të paaftë t’i shpenzojnë 2.5 milionë euro të buxhetit komunal, e për pasojë shumë projekte kanë ngecur.

Fundamenti

Në seancat e radhës, sikurse edhe sot, Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë rolin e saj konstruktiv, ashtu siç i takon si partia më e madhe në Kuvendin Komunal.

Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.