FIDANISHTJA

Hyseni: Po vazhdojmë të shënojmë progres në infrastrukturë dhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shërbimet e administratës për qytetarët vazhdojnë të përmirësohen çdo vit e më shumë. Krahas ofrimit të shërbimeve më efikase për qytetarët, po ashtu janë shënuar rezultate të prekshme edhe në infrastrukturë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se njëri ndër projektet më të rëndësishme të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, është edhe përfshirja e sa më shumë qytetarëve në vendimmarrje e planifikim në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje i ndihmuar nga USAID-i.

Më tej ai tregoi se në 14 takime janë marrë propozimet për projektet që do të zhvillohen në vitin 2025, duke përfshirë: terren sportiv në Kravaricë, parqe në Malishevë, Velekincë dhe në Livoç, ndriçim në lagjen “Reshat Ymeri” për komunitetin rom, asfaltim i rrugëve në Dobërçan për komunitetin turk dhe sallë sportive në Shillovë për komunitetin serb.

“Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, ka përfunduar me sukses projektin e regjistrimit të popullsisë bashkë me Agjencinë e Statistikave . Regjistrimi ka shkuar shumë mirë. Komuna e Gjilanit është renditur e katërta për nga numri i banorëve”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se punët e kësaj drejtorie janë shumë të rëndësishme dhe kjo është arritur falë angazhimeve të mëdha që po bëjnë zyrtarët e saj që qytetarët të marrin shërbime sa më të lehta.

Mobi Casa

Hyseni, tregoi se Drejtoria e Administratës, ka kontribuar gjithashtu në aktivitetet e riorganizimit të arkivës, planin e integritetit, e-pasurinë, menaxhimin e kontratave përmes platformës e-prokurimi dhe reduktimin e barrës administrative.

“Ne po vazhdojmë të shënojmë progres në infrastrukturë dhe po ashtu edhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i komunës, tregon se në proces janë projekti E-komunat, zhvillimet e moduleve të digjitalizimit të shërbimeve për grante dhe subvencione. Rinovimi në administratë, ku do përfshihen vendosja e ashensorit, rregullimi i nyjeve sanitare dhe përshtatja e dyshemesë për persona me nevoja të veçanta. Standardizimi i adresave dhe se për ndërlidhjen e qytetarit me adresën në sektorin e Gjendjes Civile janë shtuar tre sportele për zyrtarë nga Agjencioni Kadastral i Kosovës.

Sipas tij edhe digjitalizimi i shërbimeve – E-Kiosku është modifikuar për shërbime direkte në E-Kosova dhe aty mund të kryhen shërbime të shpejta./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.