Uji Dea

LDK e Gjilanit shpall zgjedhjet e brendshme

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, janë mbajtur sot mbledhje të veçanta me kryesinë e partisë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, ku edhe zyrtarisht janë shpallur zgjedhjet brendapartiake.

Haziri, pasi ka falënderuar strukturat e partisë për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme, u ka bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen këtij procesi, i cili do të fillojë me nëndegët, për të përfunduar me Kuvendin e Degës.

ARKATANA

Ai tha se LDK’së i duhet unitet e marrëveshje për ta ruajtur këtë familje të madhe politike e cila është e vetmja shpresë për integrime euro-atlantike.
“Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për t’i larguar të tjerët, për t’iu afruar atyre, ku njerëzit nuk eliminojnë, por bashkohen për t’u bërë më shumë. Këto duhet të jenë zgjedhje ku respektohet veprimtari, por i hapet dera të riut, zgjedhje ku gratë vendosin e burrat implementojnë, zgjedhje ku të rinjtë kërkojnë dhe burrat e gratë e implementojnë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndryshe, të premten strukturat e partisë kanë zgjedhur edhe Komisionin Zgjedhor të Degës, i cili, do t’i organizojë dhe do ta përcjellë mbarëvajtjen e tyre deri në fund./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.