Fundamenti

LDK me organizime të brendshme, PDK duke i rehatuar fraksionet, Alban Hyseni në vendnumërim

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Qeverisja e Alban Hysenit vazhdon të mburret me projektin e stacionit të autobusëve, një investim tejet periferik, kurse opozita në Gjilan po vazhdon në agoni të plotë. Lutfi Hazirit i shkoj jeta duke e riorganizuar LDK nga brenda he pa ndonjë rezultat konkrete, kurse PDK e Riad Rashitit po vazhdon të rehatohet nga fraksionet e saja të mëhershme. Lufta e vetme e opozitës janë rrjetet sociale e cila i kushtoi shumë shtrenjtë në zgjedhjet e fundit.

Qytetarët gjilanas po i ndjekin me shumë interesim lëvizjet e opozitës në këtë rast të LDK-së dhe PDK-së, të cilat po tregohen të zbehta karshi qeverisjes s`kandaloze dhe shumë të dobët të Alban Hysenit.

Liridoni një qytetar gjilanas mendon se LDK nuk ka sjell asnjë frymë të re e as pozitive këto katër vitet e fundit.

“Lutës i shkoi jeta duke e riorganizuar partinë brenda saj në Gjilan, me të vetmin qëllim që të mbetet vet kryetar i saj. Por kjo nuk ka dhënë asnjë rezultat sepse zgjedhjet e fundit treguan se LDK s`ka as forcë e as fuqi politike” tha ky qytetar, duke shtuar se Luta duhet të lëshoj pe ose të dal vet me kohë ose ta zyrtarizojë Arbër Ismajlin.

FITORJA

Musliu një tjetër qytetar mendon se edhe PDK-ja, po vazhdon të ruhet nga fraksionet e saja të brendshme.

“Lufta e Riad Rashitit ishin tentimet e tija për ta mbajtur partinë unifikuese duke shuar e bashkuar fraksionet e pranishme brenda saj. PDK u fokusua shumë në facebook dhe Tik Tok duke anashkaluar mediet serioze dhe rezultati doli jo i mirë në Gjilan” thotë ai.

Kurse për qeverisjen e Alban Hysenit qytetarët kanë vërejtje të panumërta dhe të gjitha këto komente negative, madje bëhen edhe në rrjetet sociale të vet Alban Hysenit dhe komunës.

“Ky fëmijaq po dështon qe katër vite sepse asnjë projekt se ka realizuar që do të mbahej mend. Paramendojeni ka dy muaj që e promovon stacionin e autobusëve, që është një projekt periferik dhe primitiv madje. Po të ishte ndonjë tramvaj apo metro nëntokësore do të kishte vlera, po jo me kulme të autobusëve” përgjigjet me ironi Basriu qytetar./rajonipress/