Hidromorava

LDK e Gjilanit konfirmon BesëLidhjen për ta bërë fitoren e madhe të LDK’së dhe Vjosa Osmanit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, njëherit nënkryetar dhe udhëheqës i politikave të LDK’së në këtë fazë, është mbajtur sot mbledhja e kryesisë së partisë. Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka konfirmuar BesëLidhjen për ta bërë fitoren e madhe të LDK’së dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani.

Qëllimi i takimit ka qenë mobilizimi i strukturave të LDK’së në Gjilan për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 6 tetor.

Haziri ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë, kryetarët e nëndegëve dhe dy forumet që të punojnë me modelin e njëjtë sikurse në vitin 2017 kur ai dhe LDK e Gjilanit fituan në mënyrë plebishitare.

FIDANISHTJA

Kryesia e Degës ka vlerësuar lartë faktin që pas një debati të gjatë në kryesinë qendrore, është arritur që përmes marrëveshjes së madhe politike të dalë emri konsensual për kandidat për kryeministër, Vjosa Osmani.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka konfirmuar BesëLidhjen për ta bërë fitoren e madhe të LDK’së dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani.

Në fund, me propozim të kryetarit Lutfi Haziri, kryesia e Degës ka miratuar Shtabin Zgjedhor që do t’i udhëheq politikat e partisë drejt fitores së madhe./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.