Eko Higjiena

1935 gjoba trafiku të shqiptuara dhe 23 ndalesa për mjetet motorike

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët thuhet në apelin e policisë së Gjilanit.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 21.03.2025 – 27.03.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë (1935) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

· Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

Uji Dea

· Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tre (23) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët.

Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/