Uji Dea

Latifi: Zyrtarët e AAK-së e kanë detyruar Elez Blakajn ta lëshojë Kosovën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Përfaqësuesi i PDK-së Blerim Latifi ka deklaruar se zyrtarët e AAK-së e kanë kërcënuar prokurorin Elez Blakaj në lidhje me çështjen e veteranëve të luftës. Latifi në Debat Plus ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesit të AAK-së Burim Ramadani i cili ka mbrojtur deklaratat e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj se në Dukagjin ka pasur mbi 30 mijë ushtarë.

“Vet zyrtarët e AAK-së e kanë kërcënuar prokurorin Elez Blakaj dhe i njëjti është detyruar të ikë nga Kosova”, tha Latifi. Sipas tij ai nuk mund të hesht karshi njerëzve të cilët kanë futur në lista emra të rrejshëm kinse janë veteranë duke dëmtuar buxhetin.

Mund të ju interesoj: