UBT

Kuvendi i Vitisë debaton rreth pasqyrave financiare për periudhën janar – mars 2018

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Të premtën është mbajtur mbledhja e katër e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë. Në fillim të kësaj seance Kryesuesi i këtij Kuvendit, Naim Pira i ka falënderuar të gjithë këshilltarët për bashkëpunimin, por i njoftoj edhe mbi vlerësimin e ligjshmërisë të akteve që janë aprovuar në seancën e shkuar. Në këtë mbledhje janë shqyrtuar gjithsej 9 pikat e parapara, por me theks të veçantë është biseduar rreth Pasqyrave Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2018.

Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim prezantoj pasqyrat financiare për tremujorin e parë të këtij viti.

Në bazë të pasqyrave të prezantuara në Kuvend Komuna e Vitisë bëhet me dije se Buxheti i alokuar për këtë periudhën janar-mars 2018 nga fondet burimore, granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet janë: 2.584.266,59€, kurse shpenzimet janë 2.196.481,16€.

Ndërkaq po ashtu sipas këtij dokumenti shkalla e ekzekutimit të buxhetit për këtë periudhë është 84,99% dhe atë në krahasim me alokimet për të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike.

FIDANISHTJA

Gjatë këtij takimi këshilltarët e Kuvendit Komunal kanë diskutuar edhe për propozim Rregullore për Kompetencat përgjegjësit dhe punën e komiteteve të Kuvendit të Komunës së Vitisë, propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit Nr.01- 410/03-71, të datës 08.02.2018, të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, propozim vendim për shqyrtimin dhe miratimin e Planit të Punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2018,propozim vendim për shqyrtimin dhe miratimin e Planit të Punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2018, propozim vendim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e lokacionit për ambulanten shëndetësore në fshatin Remnik dhe fshatin Sllatine e Epërme.

Në këtë takim me shumicë votash janë votuar të gjitha pikat e parapara si dhe është paraqitur një Informatë, nga Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala rreth Manifestimi “Flakadani i Karadakut” edicioni XVII që është mbajtur gjatë 21-26 Mars 2018.

E, Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit paraqiti edhe një raport mbi vlerësimin e kushteve për dhënien e pëlqimit për leje ndërtimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.