GRANDEMALL

Haliti për mërgimtarët: Ju jeni pjesë e pandashme e komunës së Vitisë dhe gjithë Kosovës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Qeverisja lokale në Viti, është e vetëdijshme se pa marrë parasysh se sa larg jeni nga vendlindja, gjithmonë me zemër e me shpirt fisnik jeni pranë atdheut, familjes dhe bashkëvendëseve tuaj edhe për vendin të cilën keni kontribuar dhe vazhdoni të kontribuoni pa u lodhur dhe me plotë dashuri dhe përkushtim. Prandaj për këtë ne ju jemi mirënjohës përjetësish secilit prej jush, por edhe të atyre para jush thuhet në urimin e Sokol Halitit për mërgimtarët.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkatdhetarë mirë se vini në atdheun tuaj!
Në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë, por edhe në emrin tim personal, dua të falënderoj secilin prej jush që kohën tuaj të çmuar të pushimeve keni zgjedhur të kaloni në vendlindjen dhe atdheun tuaj.

Pra keni zgjedhur vendin të kaloni pushimet tuaja pasi që këtu shpirti juaj gjen qetësinë, rehatin dhe kënaqësinë pranë familjes, miqve, dhe më të dashurit tuaj.

Ju jeni pjesë e pandashme e komunës së Vitisë dhe gjithë Kosovës, mirë se keni ardhur dhe mirë se vini në vendlindjen dhe atdheun tuaj të çmuar.

GRANDEMALL

Qeverisja lokale në Viti, është e vetëdijshme se pa marrë parasysh se sa larg jeni nga vendlindja, gjithmonë me zemër e me shpirt fisnik jeni pranë atdheut, familjes dhe bashkëvendëseve tuaj edhe për vendin të cilën keni kontribuar dhe vazhdoni të kontribuoni pa u lodhur dhe me plotë dashuri dhe përkushtim. Prandaj për këtë ne ju jemi mirënjohës përjetësish secilit prej jush, por edhe të atyre para jush.

Të dashur bashkatdhetarë
Komuna e Vitisë, me qëllim që pushimet tuaja të jenë sa më të mira dhe të rehatshme në vendlindje ne kemi rritur kapacitetet tona, që të ju ofrojmë kushte e shërbime sa më të mira. Ndërsa me 1 gusht së bashku do ta festojmë ditën e mërgimtarëve dhe atë me aktivitete të shumta.

Jemi dëshmitarë që prania juaj edhe më shumë po gjallëron qytetin dhe komunën tonë, prandaj uroj që secili prej jush të kaloni sa ma mirë pranë nesh!

Ju falënderoj juve për qëndrimin tuaj në vendlindje dhe ju bëjë me dije se ju gjithmonë jeni të mirëseardhur në Viti.

Ju faleminderit dhe paçi pushime sa më të këndshme!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.