Fundamenti

Kuvendi i Gjilanit shkarkon anëtarët e Bordeve të tri ndërmarrjeve publike lokale dhe zgjedhë anëtarët e rinj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme, e cila siç ka thënë kryesuesi Kushtrim Kadriu, është ftuar me kërkesë të 12 këshilltarëve dhe në rend dite ka një pikë të vetme – shkarkimin e anëtarëve të Komisioneve komunale të aksionarëve në tri ndërmarrje publike lokale, Tregu, Stacioni i Autobusëve dhe Ecohigjiena si dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj.

Bujar Nevzati, në emër të grupit të këshilltarëve të PDK-së dhe Avdyl Aliu, në emër të grupit të LDK-së, kanë kërkuar nga anëtarët e Kuvendit që të miratojnë kërkesën për shkarkimin e anëtarëve të Komisioneve dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj, duke i dhënë edhe arsyet, derisa Nazim Gagica (AAK) ka thënë se subjekti që përfaqëson ai do të mbajë qëndrim neutral ndaj këtij propozimi.

Ndërkaq, përfaqësuesit e LVV, Arianit Sadiku, Ismajl Kurteshi, Krenare Latifi Kqiku e Besnik Shala kanë kontestuar legjitimitetin e kryesuesit, meqë ende nuk është përmbushur afati ligjor për ushtrimin e detyrës nga ai, përkatësisht kanë kërkuar sqarime për arsyet e shkarkimit të secilit anëtarë të komisioneve, veç e veç.

FITORJA

Kuvendi, me 18 vota për dhe 2 kundër ka shkarkuar dy anëtarët e Bordit të ndërmarrjes Tregu, me 17 vota për, 3 kundër dhe një abstenim – anëtarët e Bordit të Ecohigjienës, përkatësisht me 17 për dhe një abstenim – anëtarët e Bordit të ndërmarrjes Stacioni i Autobusëve.

Kuvendi ka zgjedhur anëtarë të rinj në këto ndërmarrje Driton Nuhiun e Sadete Pajazitin (Tregu), Besnik Mustafën e Veli Jahiun (Ecohigjiena), Albulena Asllanin e Florim Arifin (Stacioni i Autobusëve).

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, pas prishjes së koalicionit qeverisës LVV-PDK, udhëhiqet nga opozita. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.