ARKATANA

10 aktakuza të ngritura, 26 aktvendime, 7 persona të ndaluar dhe 26 persona të intervistuar

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës së fundit, përkatësisht nga data 5 – 11 gusht 2024, ka regjistruar gjithsej tridhjeteshtatë (37) kallëzime penale ndaj pesëdhjetetre (53) personave.

Gjithashtu gjatë kësaj jave janë proceduar:
dhjetë (10) aktakuza ndaj dymbëdhjetë (12) personave,
njëzetegjashtë (26) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave,
dyzetegjashtë (46) urgjenca.

Uji Dea

Nga prokurorët kujdestarë gjatë kësaj periudhe kohore janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë intervistuar njëzetegjashtë (26) palë./rajonipress/