RCCOLA

Kuvendi e qet në harresë referendumin

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Fokusimi i opozitës parlamentare të Kosovës, me prioritet të vetëm në dy tema problemore për vendit, për më shumë se një vit, sikur janë Demarkacioni dhe Asociacioni, duke anashkaluar çështje të tjera me interes për fuqizimin e rolit vendimmarrës të qytetarit, siç është mundësia e ndryshimit të Kushtetutës dhe inicimi i propozimit për hartimin e ligjit për referendum, por edhe tema të tjera me peshë, për analistët politikë krijon përshtypjen se kemi një opozitë tepër inerte.

Politikës me gjasë nuk i intereson që qytetarët të shprehin qëndrimin e tyre për tema të rëndësishme, sepse do t’ua prishin pazaret e pista që i bëjnë,raporton Gazeta Kosova Sot

Fokusimi i opozitës parlamentare të Kosovës, me prioritet të vetëm në dy tema problemore për vendit, për më shumë se një vit, sikur janë Demarkacioni dhe Asociacioni, duke anashkaluar çështje të tjera me interes për fuqizimin e rolit vendimmarrës të qytetarit, siç është mundësia e ndryshimit të Kushtetutës dhe inicimi i propozimit për hartimin e ligjit për referendum, por edhe tema të tjera me peshë, për analistët politikë krijon përshtypjen se kemi një opozitë tepër inerte.

Uji Dea

Analistët politikë konsiderojnë se vetëm me ca deklarata të herëpashershme nuk arrihet kurrë qëllimi si opozitë. Analisti politik, Islam Krasniqi pohon se është e vërtetë që Demarkacioni dhe Asociacioni apo Zajednica, këto dy marrëveshje janë shumë të dëmshme, po nuk është dashur të harrohen edhe kërkesat e qytetarëve, të cilat i shërbejnë popullit për vetëqeverisje.”Kjo opozitë është dashur që të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës për të bërë ligjin për referendumin, ku qytetarët të dalin dhe t’i zgjedhin çështjet madhore sa herë që u lypet nevoja, por fatkeqësisht kjo gjë është harruar pothuajse krejtësisht, ku nuk ka asnjë vendim konkret pos disa deklarata të herëpashershme e që nuk u realizuan kurrë”, tha Krasniqi për “Kosova Sot”.

Një shans i madh u lëshua Për njohësin e fushës së legjislacionit Blerim Burjanin, mosinteresimi i spektrit politik në pozitë dhe opozitë rreth ligjit të referendumit është një dobësi e madhe që i përcjell tash e sa vite, pa perspektivë të shpejtë të vetëdijesimit. “Asnjëherë deri më tash nuk ka pasur ndonjë interesim për të nxitur apo për të shtyrë përpara ligjin për referendumin si mjet demokratik që përdoret në të gjitha shtetet demokratike për të marrë verdiktin e popullit për ndonjë çështje kruciale për shtetin kur nuk ka konsensus mes forcave politike, por ka bllokim të proceseve. Pra, as pozita, e as opozita nuk ka pasur ndonjë interesim dhe seriozitet në këtë temë. Sido që të jetë, tema e referendumit është jetike për nivelin qendror të pushtetit dhe atë lokal”, tha ai. Sipas Burjanit, dihet se për cilat tema nga plani i Ahtisarit nuk mund të ketë referendum apo nuk është e lejueshme, por për të gjitha temat e tjera që nuk janë përmendur në këtë plan është i domosdoshëm referendumi. “Gjithsesi që është lëshuar një shans i madh që e ka pasur dhe e ka opozita. Konsideroj se opozita së pari është dashur ta shtyjë procesin e referendumit pastaj është dashur të kërkojë edhe tema të tjera. Mirëpo, duke u bazuar me këtë lloj sjelljeje inerte mund të fitohet përshtypja se realisht dhe objektivisht Kosova s’ka opozitë për pushtetin dhe qytetarin, por ka opozitë për inate të pozitës”, ka thënë Burjan./kosova sot/