Hidromorava

Kuvendarët e Gjilanit diskutojnë për raportin e Auditimit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare për vitin 2023

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën e sotme të rregullt e cila është e fundit për këtë vit, ka miratuar planin e punës për vitin 2025 dhe orarin e mbajtjes së mbledhjeve të Kuvendit dhe komiteteve për vitin 2025, raportin e punës së KKSB-së për vitin 2024, planin e punës së KKSB-së për vitin 2025, vendimin për caktimimin e kompensimit për anëtarët e Komisionit për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve e plotësim – ndryshimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave dhe kerkesave në procesin e emërtimit te rrugëve.

Po ashtu, kuvendarët e Gjilanit kanë miratuar plotësim-ndryshimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave në procesin e emërtimit te rrugëve, kërkesën për ndarjen e parcelës me nr. 04787-0 për ndërtimin e shtatores të heroit Jusuf Baftjarit (Hoxhë Lipovica), kërkesën e OVL UÇK-së për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 17 mijë euro për ndërtimin e obeliskut të dëshmorëve të UÇPMB-së, kërkesën e banorëve të fshatit Brecalc për ndarjen e një parcele për interes publik, kërkesën e shoqatës së Down Sindrom Kosova për mbështetje financiare, rekomandimin ndaj Zyrës së Kryetarit për mbështetjen financiare për prof. Dr. Baftjar Kryeziun për botimin e dy librave, propozimin që tregu i kafshëve të emërtohet me emrin “Hamdi Mehmeti (Pasjaku)”, sikurse edhe kërkesën e DKRS-së për mbulimin e borxheve nga thirrja publike 2024, por pa “Flakën e Janarit”.

Pika në të cilën pati mospajtime të thella e kualifikime të ndërsjella në raportin pozitë-opozitë ishte raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2023.

Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi – Haziri, pasi prezantoi planin i veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, tha se pos që trashëguan borxhe nga e kaluara, për gjetjet e ZKA-së për vitin 2023 tha se janë probleme të trashëguara nga qeverisjet e kaluara që prej vitit 2010, për të shtuar se tashmë është vendosur një standard i ri në qeverisje.

Fundamenti

Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Bujar Nevzati, tha se ky raport e vlerëson negativisht Gjilanin, për parregullsi e keqpërdorime të mëdha, duke shtuar se nga 15 rekomandime vetëm 7 janë zbatuar, ndërsa Avdyl Aliu, shef i grupit të LDK-së, pohoi se në qeverisjet e kaluara Komuna e Gjilanit ka pasur gjithmonë opinion të mirë, përderisa, sipas tij, opinionin e kualifikuar e instaloi qeverisja aktuale, për të shtuar se si pasojë e kësaj, Komuna është e përjashtuar nga të gjitha grantet.

Në këtë seancë, në mënyrë ceremoniale, fëmijët me aftësi të kufizuar të qendrës së kujdesit ditor “Pema”, u kanë shpërndarë kartolina festive asambleistëve të Kuvendit.

Ndryshe, në mbledhjen IX kanë marrë pjesë në diskutim me kërkesa e pyetje edhe asambleistët Avdyl Aliu, Imran Haziri, Krenare Latifi-Kqiku, Muhadin Haziri, Bujar Nevzati, Ardhmërie Musliu, Latif Maliqi, Ismajl Kurteshi, Sami Ahmeti, Gentrit Murseli, Ganimet Sabedini, Gresa Avdiu, Ardita Ukshini, Gentrit Murseli, Sami Ahmeti, Ramiz Ramadani e Shpresa Kurteshi – Emini, të cilëve u është përgjigjur nënkryetarja Leonora Morina-Bunjaku dhe drejtorët komunalë, Ali Arifi, Herolinda Murati – Leka, Kushtrim Ibrahimi, Bekim Salihu, Hekuran Rapuca e Kushtrim Zeqiri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.