Qytetarët të zhgënjyer, Gjilani në krizën më të rëndë të mundshme që nga pas lufta
Gjilan – Për shkak të paditurisë dhe mungesës së përvojës menaxheriale që po e tregon hapur Alban Hyseni, me ekipin e tij tashmë Gjilani, ka mbetur qyteti më i pazhvilluar në rrafshin ekonomik dhe më i paqëndrueshëm në aspektin politik.
Qytetarët gjilanas mendojnë se qeverisja e LVV e solli Gjilanin buzë greminës.
Masari qytetar i vjetër gjilanas mendon se Gjilani po dënohet nga vet njeriu i saj.
”Ky Alban Hyseni as nuk po din as nuk po pyet. Na mori në qafë me filozofin dhe imitimet e Albin Kurtit. Komuna ka nevojë për menaxher të mirë dhe të ditur e kurrsesi për një kryetar dembel dhe injorant” mendon Masari.
Edhe, Mehmeti një qytetar tjetër mendon se qyteti i Gjilanit ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike.
“Vërtet i ka ardhur fundi durimit dhe ne po presim që të reflektojë ky administratori ynë ose duhet ta shkaktojmë, e ta qojmë në shtëpi” tha ai.
Në mesin e diasporës ka shumë zhgënjim nga ata që e kanë votuar, por ka ende të hipnotizuar që besojnë se do të ndodhë mrekullia.
Ismeti që jeton në Zvicër tha se LVV ende ka kohë për të investuar.
“Duhet edhe pak kohë se unë mendoj që jemi në rrugë të mirë për ta ndërtuar Gjilanin dhe po shoh që po ka projekte, edhe pse me hyrje – daljet e Gjilanit, hiq nuk jam i kënaqur për shkak të vonesave që po ndodhin aty” tha Ismeti./rajonipress/