GRANDEMALL

Kushtuar valltarit të njohur të Luginës e Anamoravës, Zija Mehmeti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Në moshë të vjetër 82 vjeçar –
Ka ndërruar jetë një plak i njohur valltarë !
Zija Mehmeti nga Nasalca , afër Bujanoci –
Ndër valltarë shqiptarë , nuk i gjendej shoqi !

Ai , ishte njëri nga valltarët e dalluar –
Karrierën e tij e kishte përfunduar !
Nga gjenerata e vjetër , ishte prej valltarëve ,
Të trevës shqiptare të Anamoravës !

Zija Mehmeti, që nga fëmijëria , ai djalë nane –
Ishte dhanë me shpirt pas valleve të kësaj ane !
Duke qenë edhe një talent i rrallë –
Që shquhej me mjeshtrinë e tij të rrallë !

HW

Aty ku binte daullja , dasma hova , hova –
Agën Zija t’gjithë e njihnin si Zija Kosova !
Ishte ndër të parët që ia printe valles –
Hijeshonte gazmendet anë e mbanë mëhallës !

Është i njohur n’ treva të Gjilanit edhe mbarë Kosovës ,
Bujanocit , Luginës s’ Preshevës edhe Kumanovës !…
Me vallëzimin e veçantë , n’ Malësi t’ Karadakut –
Ku gjithmonë iu printe n’ dasma , valleve t’ merakut !

Ai, edhe n’ moshë të thyer , kur e kapluan hallet –
Kurrë nuk hiqte dorë që t’i vallëzojë vallet !
Edhe kur iu kishte dobësuar shëndeti –
Nga vallëzimi s’ ndalej , e mbante lezeti !

Gjilan, më 18.04.2021 vj.
Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.