Fundamenti

Kurti vuri gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vuri gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, në lagjen Arbëria, në Gjilan.

Është kënaqësi që jam sot në Gjilan me rastin e përurimit të gurthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare, këtu në lagjen Arbëria, një lagje e cila, moti ka pasur nevojë për një Qendër të Mjekësisë Familjare, për shëndetin publik, për pacientët, por gjithashtu edhe për mjekët edhe infermierët, që do të shërbejnë e do të kujdesen këtu, tha kryeministri.

Andaj, përveç se si investim në infrastrukturën shëndetësore, kryeministri vlerësoi këtë projekt si investim në shëndetin e qytetarëve. Të gjithë ata të cilët janë të sëmurë apo pacientë, do t’i kenë kushtet e duhura në një hapësirë prej gjithsejtë, prej 373 metra katrorë, ku do të ofrohen kujdesi i mjekëve edhe i infermierëve tanë, tha ai.

Vënia e gurthemelit të QMF-së së re u bë bashkë me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z.Alban Hyseni, Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Shkëlqesinë e tij Ali bin Hamad Al Marri dhe drejtorin e Qatar Charity, z.Esam Dabab, e në prani të përfaqësuesve të institucioneve qendrore e lokale dhe stafit shëndetësor.

GRANDEMALL

Kryeministri falënderoi përzemërsisht Shkëlqesinë e tij Ali bin Hamad Al Marri dhe drejtorin e Qatar Charity, z.Esam Dabab, për mbështetjen, për donacionin, për mundësimin e këtij gurthemeli.

Ai e falënderoi edhe kryetarin e komunës, z.Alban Hyseni për punët përgatitore, që për të arritur deri në këtë ditë për të vënë gurthemelin e për ta inauguruar fillimin e punës drejt ndërtimit të kësaj Qendre të Mjekësisë Familjare në Gjilan.

Ky projekt i mundësuar falë bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Qatar Charity, përveçse për ndikimin në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, u vlerësua edhe si dëshmi konkrete e miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Katarit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.