ARKATANA

Kurti e quan Thaçin të frustruar, partitë që votuan mocionin të regjimit të vjetër

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ku do të raportohet për 100 ditshin e punës ka pasur kritika ndaj presidentit të shtetit, Hashim Thaçit të cilin e ka quajtur të frustruar derisa i ka reaguar edhe partive që votuan për mocionin duke i quajtur të regjimit të vjetër, raporton Gazeta Express.

Kurti ka deklaruar se kjo qeveria ka pasur shumë pengesa, derisa ka përmendur pandeminë, rrëzimin e qeverisë, e siç thotë ai ndikimin që presidenti e ka pasur për këtë çështje.

“Kishim gati 100 pengesa, një pandemi ,një president të frutuar dhe një opozitë që në mes të një pandemie u angazhua që të rrëzojë qeverinë. Pandemia e ka shfrytëzuar energjinë e qeverisë dhe timen si kryeministër. Punë që ka filluar para orës 8 në mëngjes dhe ka përfunduar në 1 pas mesnate, as 10 për qind nuk janë përqendruar në mbrojtjen e qeverisë nga sulmet, ky është standard i ri.

Sot vërtetë janë bërë 100 ditë të qeverisë, nëse bëhemi të sinqertë këtë 100 ditësh e shohim në 100 rrafsheve në 2 50-ditësha në pjesën e parë një kuvend funksional.

Më një president dhe opozitë që sfidonte nga dita e parë ne kemi punuar jashtë çdo parashikimi, paramendoni sikur të kishim 100 ditë që të merreshim vetëm me korrupsionin”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se qeverisë iu është hapur një luftë në tri javët më kritike të pandemisë.

“Nuk kam si mos të bashkë ndjej me qytetarët që çdo natë i kanë sytë ka ekrani duke pritur statistikat e Institutit.

Kjo është një krizë e pa përjetuar në jetën e secilit prej nesh.

HW

Kur kërkohej mbështetje, u hap luftë ndaj qeverisë, në tri javët më kritike ndaj betejës për pandeminë, qeveria e ka pasur të pamundur të koncentrojë 100 për qind të punës meqenëse është dashtë të presin aktvendimet e Kushtetueses për të parë se sa hapësirë e kanë për të marrë vendimet. Ne kemi reaguar me kohë ndaj pandemisë dhe kemi marrë masa para shfaqjes së rastit të parë”, tha ai.

Kryeministri në detyrë ka shtuar se qytetarët presin që të lihet anash lufta politike, sepse këto veprime do të gjykohen nga gjeneratat e reja.

“Të mos e humbim këtë ndeshje kaq të rëndësishme në 10 minutëshin e saj. Duhet të mbajmë distancë duhet të mbajmë pastërtinë dhe duhet të ndalojmë vizitat dhe grumbullimet. Nga ne pritet që të bëhemi bashkë në kohë të krizave. Qytetarët presin që luftën politike ta lëmë anash. Gjeneratat që vijën pas nesh do të na gjykojnë. Do të pyesin nëse ne i kemi vendosur interesat tona apo të qytetarëve.

Na u bënë bashkë i gjithë regjimi i vjetër vetëm për të rrëzuar një ministër që është treguar nga çdo parametër i suksesshëm. Pse gjithë ky inat pse gjithë kjo nguti për të marrë ulësen e kryeministrit përmes presidentit të cilën unë e kam fituar me votë të qytetarëve”, tha ai.

Kurti tha se zgjedhja e vetme janë zgjedhjet e reja.

“Është për keqardhje trajtimi që i është bërë kryeministrit dhe qeverisë nga presidenti dhe nga regjimi i vjetër në këto 100 ditë për fatin e keq më së paku kam humbur unë e më së shumti shteti. Këta shtetin e japin por humbjen nuk e pranojnë.

Rruga përpara janë zgjedhjet me masa mbrojtëse e tashmë ka edhe parti tjera që o kërkojnë të njëjtën gjë, qeveria është në detyrë dhe do të vazhdojë të mbetet kështu deri në zgjedhje të reja. Qeveria u rrëzua por një popull i tërë u ngrit”, ka shtuar Kurti./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.