Fundamenti

Kurteshi-Emini: Gratë kanë dhënë kontributin e tyre në të gjitha proceset

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot seancë solemne për nder të 8 Marsit. Kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se në kuadër të Javës për të drejtat e grave, të shpallur nga qeveria e Kosovës, është bërë thirrje për mbajtjen e kuvendeve solemne nëpër komuna, për të promovuar të drejtat e grave në institucione dhe në shoqëri, në përgjithësi.

8 Marsi, pa dyshim shënon një nga ditët më të veçanta në historinë e luftës për të drejtat e njeriut, posaçërisht për të drejtat e grave kudo në botë.
“Edhe në Kosovë, në të gjitha periudhat kohore, kjo luftë ka qenë e pa ndalur, ku ferma është treguar aktive në luftën për çlirim dhe të drejtën e popullit për të jetuar në liri, në proceset tjera të vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova, sikurse një kontribut të pazëvendësueshëm gratë kanë dhënë edhe në ndërtimin e shtetit”, ka thënë Kurteshi-Emini.

Për më tepër, ajo u shpreh e bindur se gratë, duke mbështetur njëra-tjetrën, do të arrijnë të ndërtojnë një të ardhme të sigurt, duke krijuar barazi në shoqëri dhe barazi në institucione.

Ndërkaq, Lindita Salihu, zyrtare për barazi gjinore, ka nënvizuar përpjekjet e vazhdueshme të grave ndër vite e dekada, për realizimin e të drejtave dhe arritjen e barazisë gjinore.

Mobi Casa

Ajo ka thënë se 8 Marsi shërben si një kujtesë që duhet të flasim për të drejtat e grave dhe vajzave çdo ditë të vitit, është një ditë për të festuar arritjet e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave dhe për të denoncuar çdo formë diskriminimi, dhune dhe ngacmimi ndaj tyre.
“Nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë, por duhet të luftojmë dhe besojmë se pavarësisht pengesave e sfidave që na dalin rrugës, ne do të arrijmë barazinë faktike me burrat, sepse këtë të drejtë e kemi të garantuar me ligje dhe kushtetutë”, ka thënë Salihu.

Mesazhe për këtë ditë, kanë përcjellë edhe Teuta Syliqi, kryetare e Grupit të Grave, anëtarët e Kuvendit Komunal, Arijeta Rexhepi, Arta Haziri, Fitim Guda, Shemsedin Elezi, Deniza Limani, drejtoreshë e Kulturës si dhe Drita Klaiqi, aktiviste e të drejtave të grave.

Porosia e tyre e përbashkët ka qenë se barazia gjinore, është parim vlerash që duhet respektuar në çdo shoqëri njerëzore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.