Fundamenti

Kujtimi i Abdullah Tahirit nuk varet nga ata që sot mbajnë pushtetin për interesa të veta, lavdia e tij është më e madhe se çdo karrige politike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me trishtim dhe zhgënjim të madh si bashkëvendëse e heroit Abdullah Tahiri, po e shoh se çdo vit po zbehet përkujdesja institucionale për figurën e tij madhore. Duket sikur kujtimi për të po lihet në harresë, jo nga populli, por nga ata që dikur e përdorën emrin e tij për Interesa politik ka shkruar Zaki Asllani.

Postimi i plotë:

Por ajo që dhemb më shumë si bashkëfshatare nga Malisheva, është heshtja dhe mungesa totale e reagimit edhe nga përfaqësuesit e pushtetit aktual, sidomos nga ata të Lëvizjes Vetëvendosje, që harrojnë të paktën të vendosin një kurorë lulesh apo të kujtojnë një nga bijtë më të çmuar të kësaj toke.

Kjo heshtje nuk është e rastësishme. Kjo është një dëshmi e qartë se interesimi i tyre për Malishevën dhe për dëshmorët tanë ekziston vetëm deri në ditën e zgjedhjeve.

Uji Dea

Ta dini ne nuk harrojmë e nuk heshtim. Kujtimi i Abdullah Tahirit nuk varet nga ata që sot mbajnë pushtetin për interesa të veta.

Lavdia e tij është më e madhe se çdo karrige politike. Dhe ne, bashkëfshatarët e tij, do të jemi gjithmonë zëri i tij dhe i të gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë vend.
Lavdi e përjetshme heroit tonë, Abdullah Tahiri.

Turp për ata që heshtin për të.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.