FITORJA

Kujdes qytetarë e vozitës, do të gjobiteni edhe nga fotot e qytetarëve dërguar policisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjilanit situata e sigurisë ka qen e kënaqshme, edhe pse janë shënuar tre raste të vjedhjeve, një rast mashtrimi, një rast sulmi dhe dy aksidente trafiku me dëme materiale ka njoftuar policia e Gjilanit.

Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës është duke u rritur në vazhdimësi dhe si fryt i këtij bashkëpunimi edhe shumë shkelës të ligjit po marrin masat ligjore konform normave ligjore.

Këtë javë nga Njësiti i Trafikut Rajonal është identifikuar një person duke bërë shkelje në trafikun rrugore ku i është shqiptuar gjobë falë një fotoje të dërguar nga një qytetare. Raste të tilla kemi gjithnjë e më shpesh që tregon ngritje të vetëdijesimit të qytetareve për te raportuar shkeljet e ligjit.

Tani kur ka filluar sezona verore dhe rritet numri i automjeteve në rrugët e qytetit dhe ato rajonale, tollovitë në trafik mund të jenë më të shpeshta po edhe shkeljet mund të shtohen.

Uji Dea

Policia e Kosovës nuk do të hezitojë të hetojë dhe gjobit çdo shkelës të ligjit nëse ofrohen prova të mjaftueshme sikurse rasti i datës 15/07/2019 ku me fotografi një qytetare raporton se si një veturë në rrugën Gjilan – Kamenicë në vendin e shënuar për këmbësor e ndërron korsine dhe del në anën tjetër të rrugës.

Inkurajojmë qytetarët të mos hezitojnë të raportojnë çdo shkelje të ligjit dhe përmes fotografive ta dëshmojnë shkeljen dhe t`i dërgojnë në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës [email protected] apo të raportojnë në stacionin më të afërm policor.

Po ashtu dëshirojmë t`i njoftojmë qytetarët se instalimi i kamerave të sigurisë në qytetin e Gjilanit dhe lokalitete tjera është duke u monitoruar nga Policia e Kosovës dhe shkeljet e rregullave të trafikut do të hetohen përmes identifikimit të targave dhe shoferët mund të gjobiten bazuar në dëshmitë e nxjerra nga kamerat e sigurisë.

Shembull është kjo foto e bashkangjitur ku është identifikuar vozitësi dhe i është shqiptuar gjoba e merituar thuhet në njoftimin e Shaban Azizit zëvendës drejtor rajonal në policinë e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.